Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare aktorja e njohur

  • 24 March 2018 - 11:48
Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare aktorja e njohur

Një sulm në zemër i ka marrë jetën në moshën 49-vjeçare aktores së njohur të kinematografisë botërore.

DuShon Monique Brown u shua në shtëpinë e saj në Çikago, ndërsa pak ditë më parë ishte raportuar se ishte dërguar me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta në gjoks.

Pas një kontrolli mjekët e kishin dërguar në shtëpi pasi gjendja e saj ishte përmirësuar ndjeshëm, por ditën e djeshme, një arrest kardiak ka rezultuar fatal.

Brown është e njohur për rolet në disa filma, si: The Dilemma, One Small Hitch, Unexpected, Surprise Me.