Dashuria e 'zjarrtë' e Hermann Hesses

  • 26 April 2018 - 21:18
Dashuria e 'zjarrtë' e Hermann Hesses

Shkruan:Armend Preteni

“Lumturia është dashuri, asgjë tjetër.Nëse njeriu mund të jetë i mirë, atherë vetëm nëse është i lumtur, nëse në vetvete ka harmoni.Pra, nëse dashuron”. Këto janë fjalët e shkrimtarit më eminent gjerman Hermann Hesse, laueratit të çmimit nobel për letërsi (1946), vepra e të cilit është përkthyer në më se pesëdhjetë e katër gjuhë, disa prej veprave të tij janë: Ujku i stepave, Demiani, Sidarta, Loja me zarra e ndonjë tjetër.

Vepra I gjallë është vetëm ai që dashuron (Nur wer liebt, ist lebeding), është një përmbledhje e dorëshkrimeve të Hesse-s, e botuar për herë të parë në vitin 2003, ndërsa në gjuhen e bukur shqipe në vitin 2006.

Nëpër faqet e librit, e ndiejmë dashurinë e shkrimtarit për muzikën, pikturën, krijimtarinë letrare, por ajo që godet është dashuria e madhe e Hesse-s, për pianisten e famshme Elisabeth La Roche, frymëzimi për të cilën e ngriti në piadestal krijimtarinë e tij letrare, transmeton "Kosova Sot Online".

Atë që nuk arriti t’a realizonte në realitet, ia mundësoi imagjinata e tij, përmes romanthit Poeti Një libër malli.

Personazhi kryesor, poeti Martin dëshiron t’a realizojë një ëndërr, qëllimi i të cilës është bashkimi i trupit me shpirtin, perderisa realitetet e përditshmërisë nuk perputhen me harmoninë e tyre.Me këtë rast, në skenë shfaqet violinisti virtuoz, i cili e përcjell Elizabetën në shfaqjen Sonata e Kreutcerit.

Për t’iu shmangur rutinës së kohës, ai kishte marrë një vilë me qira në Vitznau, ku dëshironte t’a shpie dhe Elizabetën, e më këtë t’a realizonte njërën nga përrallat e tij. Fati buzëqesh, pasi ata kalojnë dy muaj të verës në vilen e vetmuar.

E gjersa ai i lexon asaj poezi nga krijimtaria personale dhe ajo klasike, ajo i interpreton atij kompozimet e saja dhe të tjerëve.

E rrëmbyer nga skena, ajo i drejtohet poetit me fjalët: Dikur ishte muzika perëndesha ime dhe unë shërbetorja e tij besimtare, gjersa tani unë jam perëndesha dhe arti im duhet të më bëjë temena mua.
Kështu ajo pranon sërish një ftesë për koncert, dhe i kërkon atij t’a publikojë aventurën e verës së përbashkët dhe të përfitojë nga situata.

Nisur nga fakti se karriera në rend të parë, Elizabeta nuk kthehet më te Martini, gjersa ai i dëshpëruar për dështimin e planeve të përbashkëta, i braktis të gjitha dhe zhduket pa lënë gjurmë.

Atë që Martini ia mohoj vetës, pra botimin e përjetimit të tij me Elizabetën, Hesse njëzet e katër vjeçar, atëbotë e realizoi në veprën e pabotuar deri më tani dhe të lënë në trashigiminë e tij, Një libër malli.

Tregimet pasuese, nuk përmbajnë tipare të estetikës, te tregimi Një shpikës, ngjarja zhvillohet në një mjedis të kohës, kur Hesse ushtronte zanatin e zdrukthtarit, temë e cila mund të përkojë edhe me kohën tonë.

Personazhi Konstandin Silbernageli, të gjitha vajzat e dashuronin, mirëpo ai nuk dëshironte të binte në grackën e asnjëres.

Ndërkohë, atij nuk i mjaftonte vetëm puna e dorës, kështu një ditë vendosa t’a vizitoj në dhomen e tij të marrë me qira në rrugicen Senfgasse ku ai vizantonte, ndër të tjera kishte shpikur edhe dy makina, njëra ishte ende në letër, gjersa tjetrën e kishte punuar edhe si model.

Kujtojmë se autori rrëfen në vetën e parë, gjatë kësaj kohe u njoha dhe me një vajzë, të quajtur France Brodbeck, me të cilën pata një lidhje dashurie, por që nuk zgjati shumë.

Dhe një ditë, teksa bisedonim, më rrefeu historinë e dashurisë së tij Lene Kolderfinger, të cilës kur ia tregoi shpikjen e makines së larjes, asaj as që i interesonte një gjë e tillë.

Pavarësisht kësaj ne kishim vendosur të martoheshim më tha, një ditë gjersa ishim në një ekspozitë, asaj i erdhi në majë të hundës pasioni im për makinat, u zëmërua dhe u largua vetëm.

Një krahasim për rrethanat në të cilat krijohet arti, është dhe tregimi për Piktorin Brahm, një fans i këngëtarës së bukur Liza, ndërsa epizodi Verisbyli, shtjellon një fjalë për njohje mashtruese në shikim të parë e cila temës ia ruan magjinë, por edhe i jep satirë.

Havangu, është ai fshat i vogël, për të cilin s’do kishte dëgjuar njeri po të mos ishte ndërtuar ajo fabrikë tullash.

Fakti që pjesët e këtij libri, janë shkruar në kohën kur Hesse ishte në kohën më të bukur të jetës, vitet e rinisë, ja shton dhe më shumë vlerën veprës së tij të begatë, dhe mu këtu spikasin ndjenjat e tij për dashurinë e sinqertë.

“Vitet kanë kaluar, edhe pse qenë të mira, ishin vite pa ty”, mirëpo ajo që na emocionon edhe më, janë vargjet që Elizabeta ia kushton me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij, vargje të cilat i japin edhe fund këtij punimi: “Ti ishe aq i mbyllur, çehren e ngrysur.Nuk munda të të kuptoj.Kurse unë, unë isha e kuturisur, nuk e shihja hallin tend”.

(Kosova Sot)