Dashuria të dërgon NË ÇDO VEND

  • 18 May 2018 - 15:33
Dashuria të dërgon NË ÇDO VEND

Pasi është shitur me miliarda kopje dhe është sjellë në ekran përmes tre filmave, trilogjia "Fifty Shades" tani pranon edhe një falënderim dhe lëvdatë përmes filmit "Book Club" 

Aktoret Diane Keaton, Jane Fonda, Candice Bergen dhe Mary Steenburgen, aktrojnë si mike që krejt në fund zgjohen me dëshpërim për dashuri që nga momenti kur e kanë lexuar librin 'Fifty Shades of Grey'. Pasi është shitur me miliarda kopje dhe është sjellë në ekran përmes tre filmave, trilogjia "Fifty Shades" tani pranon edhe një falënderim dhe lëvdatë përmes filmit "Book Club". Erotika "S&M" nuk është vetëm një material për ta lexuar, por një ndryshim sizmik. Me fjalë tjera, e braktisni mosbesimin në derën e ngushtë. Në vend të kësaj, uluni dhe rehatohuni dhe shikoni profesionistët, duke sjellë secilin dimension. Filmi është një testament për fuqinë e yjeve Diane Keaton, Jane Fonda, Candice Bergen dhe Mary Steenburgen, të cilat, për një kohë të gjatë janë shoqe të mira dhe qëndrojnë në mes të kësaj komedie, janë arsyeja e vetme për ta parë. Nën regjinë e Bill Holderman, që skenarin e mprehtë e ka shkruar bashkë me Erin Simms, filmi sjellë paralajmërimin për viagran me leksion in e tij që shpesh të shtyn deri në çmenduri.

Seksi, jo një akt i intimitetit

Filmi "Book Club" me disa momente të bën të qeshësh, por sikur që thotë edhe kënga e Peggy Lee, vetëm kaq dinë të bëjnë? Është zjarri i Fonda-s, që sjellë "Fifty Shades of Grey", në klubin mujor të leximit të Sharon (Bergen), një gjyqtar federal i shkurorëzuar. Diane (Keaton) së fundmi është e ve me dy vajza të rritura, derisa e martuar për një kohë të gjatë Carol (Steenburgen). Vivian po ashtu edhe është personi më aktiv i grupit, derisa seksin e konsideron si sport kontakti, jo një akt i intimitetit. Janë vërtet disa skena që të bëjnë të qeshin, sikur ajo skena kur Fona, në zyrën e saj shikon gjyqtarin e pensionuar në ekran, derisa nuk mundet kurrsesi t'ia ndalë zërin kompjuterit. Po ashtu, edhe skena kur Don-i vjen në derën e tyre, e kur ia hapin derën, nga habia se takon ish të dashur e 40 viteve më parë, ajo ia përplas derën dhe bërtet në kupë të qiellit. Kjo paraqet problem kur Arthur, një i dashur të cilin nuk e kishte parë tash e dyzet vite, shfaqet në korridorin e resorit të saj të bukur. Ky rol vjen i luajtur nga aktori Don Johnson, vajza e të cilit ka luajtur personazhin Dakota te "Fifty Shades", Anastasia Steele.

Ngjarjet që habisin

Për ta formuluar më mirë, ky është një film i ndërtuar në një formulë. Fëmijët e personazhit kryesor, përkundër se janë të bindur se nëna e tyre duhet të ketë një jetë të pavarur, ata janë të vendosur dhe të përkushtuar që të vendosen në bodrumin e tyre të shtëpisë, të cilën shtëpi e kanë në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikurse "Fifty Shades", filmi është një lloj kurthi për atë se ku të dërgon dashuria. Holderman dhe Simms po ashtu e mbështjellin veten e tyre si figura qendrore, tregime që të kënaqin dhe të plotësojnë. Aktoret e njohura që vijnë të bashkuara në këtë film komik japin shumë ngjarje të habitshme dhe janë prej moshës midis 65 deri në moshën 80 vjeçe dhe në të vërtetë janë më vitale se kurrë më parë, pasi që ato i japin zemrën një femre të bukur, e po ashtu edhe mendjen. 

(Kosova Sot)