FILMAT E RINJ TË STUDIOS "PARAMOUNT"

  • 17 June 2018 - 12:27
FILMAT E RINJ TË STUDIOS

Përpos filmave "Mission: Impossible - Fallout"; "Overlord" dhe "Bumblebee", përmenden edhe filmat "Rocketman"; "Dora the Explorer" dhe "Eli".

Përpjekja më e re e Ethan Huntit që ta shpëtojë botën ishte ndër pikat kryesore të përqendrimit në prezantimin "CineEurope" të studios së njohur filmike, "Paramount", të mërkurën. Disa skena ekskluzive nga filmi "Mission: Impossible - Fallout" iu ishin treguar të pranishmëve në Barcelonë, bashkë me një video mesazh të veçantë të mirëseardhjes nga vet Tom Cruise. Ndër filmat e tjerë të mëdhenj, që u shikuan në formë të skenave, ishin spinoff-i i filmit 'Transformers', "Bumblebee", me në rolet kryesore Hailee Seinfeld dhe John Cena, që pritet që të dalë në dhjetor; trileri i Ang Lee'së, "Gemini Man", me në rolet kryesore Will Smith dhe Clive Owen që pritet të dalë në tetor të vitit 2019; trileri i spiunimit "The Rhythm Section" si dhe komedia "Instant Family". 

(Kosova Sot)