"Psycho" promovohet në Tiranë

  • 25 June 2018 - 15:20
Të premten e kaluar (më 22 qershor), në Akademinë e Shkencave në Tiranë, u promovua romani triler 'Psycho", i autorit Ilir Muharremi. Për romanin foli ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, i cili e vlerësoi punën e Muharremit, duke e cilësuar si një roman shumë të veçantë. Në anën tjetër akademiku Gjovalin Shkurtaj romanin e vlerësoi lart: "Gjuhësisht është i ndërtuar mirë, e veçanta është se respektohet gjuha standarde dhe ka një veçanti në strukturë ky roman". Ndërsa, artistja Flutura Maçi, e cila bëri prezantimin e romanit "Psycho", theksoi: "Bëhet fjalë për një banakiere, e cila tenton të vetëvritet. Protagonisti po ashtu ka një fat të njëjtë. Ai e humb gruan, më nuk mund të dashurojë, është i ftohtë emocionalisht". Sipas saj, seksi është tejet direkt në roman."Përse të fshihet seksi dhe përdorimi i gjuhës, sepse vetë realiteti e lejon një gjë të tillë", tha para akademikëve Maçi. Ndërsa, autori Muharremi tregoi se është munduar të sjellë një roman me një frymë të re, një frymë që ende nuk është trajtuar as në Kosovë e as në Shqipëri. 

(Kosova Sot)