Muzikantët që u bënë edhe MË KEQ PASI U PASURUAN

  • 16 July 2018 - 14:59
Muzikantët që u bënë edhe MË KEQ PASI U PASURUAN
Dështimi i Bryan Adams në muzikë që nga viti 1991

E dini si është kjo punë- një javë performoni para 1,000 adhuruesve të këndshëm lokal, ditën tjetër ftoheni nga emra të njohur për t'iu bashkuar turneve të tyre muzikore. Disa muaj më pas shitni disa qindra mijëra kopje të albumit debutues dhe jeni në rrugë për një kontratë me ndonjë kompani të njohur muzikore. Mirë, ndoshta edhe nuk e dini si është kjo punë, por kemi autoritetin t'jua themi se kjo ju ka ndodhur gjatë gjithë kohës muzikantëve. Nëse dëshironi dëshmi, ja ku i keni.

Houston,kemi disa probleme Në vitet e tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, Whitney Houston kishte udhëhequr me skenën e muzikës sikurse që kishte bërë edhe Michael Jordan në basketboll, porse ky i fundit pa mbrojtje agresive dhe pa u hedhur në ujë. Albumi i saj debutues i vitit 1985, me emrin e saj, kishte shitur 12 milionë kopje, derisa Whitney e vitit 1987 dhe ajo e vitit 1990 me 'I'm Your Baby Tonight' po ashtu kishin sukses, si dhe filmi nga viti 1992 me titull "The Bodyguard", i kishte ndihmuar shumë derisa kënga "Saturday Night freaking Fever" është një nga këngët më të shitura të të gjitha kohëve. Houston u bë artistja me muzikën më të shitur e të gjitha kohëve e "Arista" - derisa në vitin 2001 ishte shpërblyer me kontratën për pesë albumeve me një çmim prej 100 milionë. Më pas retë e zeza pasuan, muzikës së saj po i vinte era diçka dhe gjërat morën krejt formë të lakuar. Në këtë kohë,Houston u zhyt në abuzimin me drogë e këtu kishte 'ndihmuar' edhe lidhja e saj toksike me të dashurin dhe ish burrin Bobby Brown. Zëri i saj i fortë po venitej. Houston ndërroi jetë më 2012.

I ndodhi edhe 'U2'-së Sot, grupi muzikor 'U2´njihet si grupi muzikor me djem të vjetër që pa ndërprerë tentojnë të bëjnë diçka. Por në vitin 1993, ata ishin pothuajse gjithçka. Me lansimin e albumit në vitin 1984, me titull "The Unforgettable Fire' dhe ai i vitit 1987, "Joshua Tree", grupi kishte shitur hiq më pak se 50 milionë disqe derisa kompania 'Polydor" i kishte shpërblyer edhe me 200 milionë dollarë, për marrëveshjen e incizimit të gjashtë të albumit. E ardhmja ishte aq e ndritshme sa që Bono-s u desh të vinte syze - të cilat kurrë më nuk i hoqi. Duke filluar nga viti 1997, grupi filli të rrëshqiste kur në të njëjtën kohë Bono po bënte gjithçka që mund të bënte ta forconte reputacionin e tij.

Kur do të bëjnë rok në shtëpinë e pleqve? Kur e kemi fjalën për rokerët që po plaken, apo tashmë të plakur të cilët nuk e dinë domethënien e fjalës "hiq dorë" ose "dinjitet", grupi "Rolling Stones" kanë qenë duke luftuar "shumë të vjetër për rok "që nga të tetëdhjetat. Në vitin 1982, ky ishte viti kur "Stones" kanë pasur një nga kontratat më të pasura dhe më të majme ndonjëherë. Në vitin 1986 erdhi albumi 'Dirty Work', albumi i tyre i parë për "CBS", që ishte mirëpritur ngrohtësisht po aq sa edhe racisti juaj "Uncle Dave". Menjëherë ishte cilësuar si albumi më i keq i grupit. Ata edhe sot e kësaj dite bëjnë muzikë.

Mariah Carey, me album debutues më 1990 Fraza "pop diva" megjithëse është një shpikje, por në mënyrë të veçantë e përshkruan këngëtaren Mariah Carey. Nga brendi i pesë oktavave ajo depërtoi në skenën me albumin debutues të vitit 1990 dhe përnjëherë filloi të rrëzonte gjithçka që i dilte para. Deri më sot, ajo është artistja e vetme që ndonjëherë kishte pesë nga këngët e para që kanë arritur në majë të"Billboard". Pasi i kishte dalë afati i kontratës me "Sony", ajo ishte shpërblyer me një shumë prej 80 milionë dollarë, për një marrëveshje për incizimin e katër albumeve me "Virgin". Nuk kishte shkuar mirë. Kjo për faktin se Carey kishte anashkaluar marrëveshjen e re duke lansuar "Glitter", muzikën e tmerrshme për një film edhe më të tmerrshëm me të cilin adhuruesit kishin filluar të shtrojnë pyetje se çfarë kishte ndodhur me Mariahn e dikurshme.

Gjithçka që ai bën, askujt s'ia ndien Kishte një kohë të shkurtë në fillim të viteve të tetëdhjeta kur rokeri kanadez, Bryan Adams kishte bërë rok në fakt. Kënga e tij nga viti 1983 me titull "Cuts Like a Knife" i dha një popullaritet masiv në kanalin "MTV", derisa albumi i tij i vitit 1984 "Reckless" kishte fituar shumë të holla. 'Reckless' ishte bileta e kohës për Adams, por duke fjetur në jastëkët plot me të holla kishte bërë që artisti mos të jetë kurrë i njëjti. Megjithëse kishte bërë disa tentime, me tituj bombastikë, nuk bëri gjë. Suksesin e arriti në vitin 1991 me baladën "(Everything I Do) I Do It For You" (kënga e filmit "Robin Hood: Prince of Thieves"). E që nga atëherë, Adams ka lansuar muzikë, por askush s'e ka vërejtur.  

(Kosova Sot)