Arsyet pse këta filma të 2018-ës dështuan në arkat e filmit

  • 22 July 2018 - 08:36
Arsyet pse këta filma të 2018-ës dështuan në arkat e filmit
"Solo" nuk ishte ajo që adhuruesit e "Star Wars" kishin dashur

Janë shumë faktorë që ndihmojnë në përcaktimin e fatit të një filmi nëse do të ketë sukses, apo nëse do të dështojë. Disa prej tyre në sipërfaqen e tyre janë intrigues, disa u munduan ta bëjnë publikun të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre, por të gjithë kanë diçka të përbashkët, kanë kaluar keq nëpër arkat e filmave

"SOLO: A STAR WARS STORY"
Filmi "Solo: A Star Wars Story", ishte lansuar në muajin maj për t'u refuzuar keq nga audienca derisa arkat e filmit e kishin konstatuar si një dështim. Flamujt e kuq ishin ngritur që nga fillimi: nga regjisorët origjinal Phil Lord dhe Chris Miller. U duk se gjithçka që kishte mundur të shkonte keq edhe ashtu doli. Po del se "Solo" nuk ishte ajo që adhuruesit e "Star Wars" kishin dashur.

"A WRINKLE IN TIME"
Ndaras nga fakti që është një adoptim nga një novelë e pëlqyer, filmi "A Wrinkle in Time" kishte inkurajuar pritje të mëdha me aktorët e vet si dhe me përkushtimin e vet për diversitet. Ishte filmi i parë me një buxhet të madh që regjinë e kishte bërë një grua me ngjyrë (Ava DuVernay), derisa në grupin e saj ishin të përfshirë Storm Reid në rolin kryesor, përkrah Mindy Kaling, David Oyelowo dhe Oprah Winfrey. Me vazhdimet e shfaqura po atëherë si "Harry Potter" dhe "The Hunger Games", që kanë fituar shumë, ishte e qartë se ky do të dështonte. Përderisa filmi, pothuajse i tëri me ngjyrë, "Black Panther" kishte fituar shuma të majme, "Wrinkle" mezi fitoi 100 milion dolalrë.

"ACTION POINT"
Filmi "Action Point" kishte absolutisht një premisë të artë. Bazuar në jetën reale në parkun e Nju Xhersit, filmi sjellë aktorët si Johnny Knoxville dhe Chris Pontius, si pronarët përgjegjës. Kishte vetëm një problem: filmi ishte i tmerrshëm. Disa kishin thënë se Knoxville nuk ishte i duhur, dihet se Knoxville e kishte vrarë veten e tij. Performanca e filmit ishte aq e keqe, aq keq i pranuar, sa që nuk ia kishte dalë të fitonte as çerekun e buxhetit të investuar, duke ndikuar që Johnny Knoxville të lëndohet keq

"THE HURRICANE HEIST"
Përkundër faktit se nuk ishte një vazhdim, ribërje apo adoptim nga një novelë, filmi "The Hurricane Heist" dukej se do të garantonte shumë dollarë falë konceptit të lartë dhe pedigresë me regjinë. Rob Cohen ka sjellë origjinalin e "Fast and the Furious" dhe "xXx", me shumë aksion dhe me shumë përfitime me vazhdimet më pas. Për fat të keq, filmi "The Hurricane Heist" e ktheu mbrapsht dhe doli i vështirë.

"ANNIHILATION"
Filmi "Annihilation", bazuar në novelën e Jeff VanderMeer me po të njëjtin emër nga shumica duket si film i mirë. Natalie Portman prin aktorët, përfshirë edhe Oscar Isaac, Jennifer Jason Leigh dhe Tessa Thompson si shkencëtare që duhet ta udhëheqë ekipin e saj në "Shimmer", një vend gjeografik ku rregulli i realitetit më nuk aplikohet. Filmi pak para se të shfaqej në kinema ishte përjashtuar nga rrjeti "Netflix", është shfaqur në secilin treg, me përjashtim të Amerikës veriore dhe në Kinë. Filmi ka dështuar të sjellë 40 milion, po aq sa e kishte buxhetin.


"PROUD MARY"
Taraji P. Henson është një aktore e talentuar, porse duket është zgjedhur për filmin e gabuar. Ajo kishte fituar famë me rolin e saj më 2005 te "Hustle and Flow". Me gjasë, ky vit ishte një vit brutal për të. Filmi "Proud Mary", e sjell atë si një vrasëse profesioniste, një femër me instinktin e nënës. Sipas kritikëve, filmit i mungon akti i parë. 

(Kosova Sot)