"YOU'RE THE ONE THAT I WANT": MJUZIKLI FESTON 40- VJETORIT E POPULLARITETIT

  • 22 July 2018 - 08:39
 Kanë kaluar 40 vite që kur aktorët Olivia Newton-John dhe John Travolta kishin pushtuar zemrat e të rinjve në mbarë botën, derisa mjuzikli "Grease" që atëherë nuk ka asnjë 'rrudhë, e edhe tutje është aktual. Regjisori Rendal Kleiser ka thënë se nuk beson ende që filmi i tij i metrazhit të gjatë është shndërruar në një klasik Hollivudi. "Kemi menduar se filmi do të kalojë mirë te adoleshentët për një apo dy vera, por nuk kemi imagjinuar që edhe pas 40 viteve do të ketë interesim në mbarë botën për të gjitha moshat",ka thënë ai. Filmi flet për dashurinë e dy adoleshentëve në vitet e pesëdhjeta. Filmi ishte xhiruar për dy muaj në Los Anxhelos dhe kishte kushtuar gjashtë milion dollarë. Në mbarë botën kishte fituar rreth 400 milion dollarë dhe është një nga filmat e zhanrit të tillë me më së shumti përfitime. 

(Kosova Sot)