Arti në ambient të hapur vjen nga sot me "Summer Cult"

  • 13 August 2018 - 15:25
Arti në ambient të hapur vjen nga sot me
Drejtoresha artistike e këtij projekti, Profesoresha e regjisë së Teatrit, Elmaze Nura ka thënë se artistët që marrin pjesë në "Summer Cult" interpretojnë performanca teatrore, muzikore dhe realizojnë piktur

Në fillim të kësaj jave, në Prishtinë do të organizohet Festivali "Summer Cult", me pjesëmarrjen e artistëve të rinj. "Summer Cult" është një ngjarje artistike, tashmë tradicionale që organizohet në kryeqytet, në ambient të hapur. 

Artistët realizojnë piktura Drejtoresha artistike e këtij projekti, Profesoresha e regjisë së Teatrit, Elmaze Nura ka thënë se artistët që marrin pjesë në "Summer Cult" interpretojnë performanca teatrore, muzikore dhe realizojnë piktura. "Qëllimi i këtij projekti është që të forcojë lidhjet e artistëve me publikun dhe t'u japë mundësi të rinjve, studentëve, talenteve në fushat e artit, të shprehin aftësitë e tyre perfomuese", u shpreh regjisorja kosovare. 

Publiku artdashës mund të shohë pjesë, fragmente teatrore Gjatë dy ditëve, me 13 dhe 14 gusht në dy sheshet e Prishtinës, te "Zahir Pajaziti" dhe te sheshi "Skënderbeu", publiku artdashës mund të shohë pjesë fragmente teatrore, të dëgjojë muzikë të mirë si dhe të përcjellë nga afër punën e piktorëve. Arti në hapësirat publike, është i njohur në vende të ndryshme të botës dhe organizata "Cult Club", me një përvojë të gjatë në aktivitetet artistike, i ka mbetur besnike konceptit të tillë të "Summer Cult". Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe nga kompania "EvroTarget" L.L.C. Kjo është hera e pestë që organizohet "Summer Cult".