Gere sërish baba, Dalai Lama "bekon" bashkëshorten
Richard Gere, 69 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva, 35 vjeç, japin lajmin e bukur zyrtar, i publikuar disa javë më parë nga disa media spanjolle, që se shpejti do të jetë prindër të fëmijës të tyre të parë. Në profilin social bukuroshja Alejandra shfaqet teksa Dalai Lama 'bekon' barkun e saj shtatzënë: "Një moment shumë i veçantë. Dalai Lama po bekon fëmijën që presim të vijë në jetë", shkruhet në postim. Gere, i cili ka përqafuar besimin budist prej vitesh, ka pritur pikërisht bekimin e mikut Dalai Lama, për të publikuar shtatzëninë e zonjës së tij.
(Kosova Sot)