Veshka e bashkëshortit, si dhuratë DASHURIE PËR TINA TURNER-in

  • 08 October 2018 - 08:22
Veshka e bashkëshortit, si dhuratë DASHURIE PËR TINA TURNER-in
Dita e transplantimit ishte caktuar më 7 prill 2017  

Më pas ai më shokoi, duke thënë se do më japë një nga veshkat e tij. 'I dashur, ti je i ri, mos, mos hiq dorë nga jeta jote', i thashë. Por Erwin tashmë e kishte ndarë mendjen. Oferta e tij për të ma dhuruar veshkën ishte dhuratë dashurie. Dita e transplantimit ishte caktuar më 7 prill 2017. Kur u zgjova plot njerëz rreth meje, plot aparate, por ndihesha mirë. Erwin e dinte se Tina e vjetër i ishte kthyer

Dita e martesës nuk ka mundur të jetë më e përsosur apo më spektakolare - dhe askush nuk mendonte se nusja ishte 73 vjeçe. Krejt kam organizuar vetë, dhe, përfshirë këtu importimin e më shumë se 100,000 trëndafilave për të zbukuruar kopshtin e shtëpisë sonë në Zvicër. Përderisa miqtë po mblidheshin, pinin shampanjë në ditën e lavdishme në korrik të vitit 2013, ajri ishte i mbushur me aromën më të bukur. Përkundër martesës sime abuzuese, me Ike Turner, ia dola të gjej dashurinë time përtej ëndrrave të mia të egra. 

Takimi 28 vjet më parë
Kjo ditë ishte argëtuese, kisha fustanin "Armani" dhe kristalet "Swarovski" që po rëndoheshin secilën minutë. Ky argëtim kishte shenjat e para të tmerrit, një ankth që do të përfundonte vetëm kur i dashuri im dhe bashkëshorti Erwin më ka ofruar një dhuratë të madhe - dhuratën e vetë jetës. Erwin dhe unë jemi takuar 28 vite më parë. Asokohe po udhëtoja nëpër botë me "Private Dancer Tour", që më la me pak kohë për veten time. Nuk kisha shumë të dashur, ka ndodhur kalonte një vit pa bërë seks. Ajo javë e caktuar më 1985, data ime e radhës ishte në Keln, Gjermani. Në aeroport, një djalosh i ri nga përshëndeti nga prapa. Mendova se ishte adhurues, por menaxheri im e përshëndeti ngrohtë. Erwin Bach, një shef ekzekutiv nga "EMI", kompania e incizimeve në Evropë, kishte dalë me një duart për mua nga Roger - një "Mercedes jeep". Por befasia e vërtetë nuk ishte vetura, ishte njeriu. Zemra ime papritmas filloi të rrihte. Duart i kisha akull. Kjo mund të ishte dashuri në shikim të parë. Roger hipi në limuzinë, në dhe Erwin në makinën e re për në hotel. Unë isha 46 vjeçe, e shkurorëzuar dhe nënë e dy djemve. Në makinë flisnim për funksionet e veturës së re. U takuam edhe disa herë në darkat e organizuara nga "EMI". Me një rast i pëshpërita. 'Erwin kur vjen në Amerikë, dua të bëjmë dashuri'. Më pas më tha se kurrë nuk i kishte propozuar një femër. 

Fillimi i dashurisë me një mashkull
Erwin erdhi në Amerikë për punë në Los Anxhelos - dhe u takuam për darkë. Kaluan disa muaj. U takuam prapë derisa po promovoja "Private Dancer" në Bazel, Zvicër. Kam marrë me qira një shtëpi dhe e kam ftuar. Kështu filloi dashuria ime me një mashkull 16 vjet më të ri se unë në moshë. Ai madje është shumë më i pjekur sesa unë. Kam marrë vendimin e duhur kur kam paketuar gjërat dhe jam nisur në drejtim të apartamentit të Erwin në Keln. Problem ishin valixhet e mia, sepse nuk kishte vend për to. Kështu, i vendosa në bodrum dhe sa herë më duhej diçka nga rrobat, më duhej të shkoja në bodrum. Sigurimi im flinin në hotelin e afërt dhe komunikoja me ta në mënyrën "walkie-talkie". Isha e dashuruar në të kokë e këmbë. Një ditë më pyeti: 'A jemi bashkë' - që do të thotë a jemi çift? Më 1989, kur po i mbushja 50, ai më propozoi. Më pas, në vitin 1995, kur Erwin-it i ishte kërkuar të udhëhiqte me zyrën në Zvicër, shkova me të. U bartëm në Zvicër, ku jemi edhe sot e kësaj dite. Që nga viti 1985 merrja ilaçe kundër shtypjes së lartë të gjakut. Tashmë isha gati të ndaloj. Më 2012 ai më propozoi sërish dhe i thashë 'Po'. Në mëngjesin e tetorit të vitit 2013, tre muaj pasi jemi martuar, u zgjova me dhimbje në kokë dhe këmbën e djathtë. Nuk munda të flas asnjë fjalë. Po përjetoja një sulm në kokë. Pas përmirësimit, mjeku tregoi se veshkat mund të më ishin dëmtuar si pasojë e shtypjes së lartë të gjakut. 

Erwin e dinte se Tina e vjetër i ishte kthyer
Dr. Jorg Bleisch, një ekspert, tha lajmin se veshkat e mia po punonin vetëm me 35 për qind të efikasitetit. Duhej kontroll i rreptë, më ishin përshkruar edhe ilaçe e tjera për shtypjen e lartë të gjakut. Një mik imi më ka rekomanduar një mjek në Francë. Por, moskujdesi i duhur për shtypjen e gjakut më ka dëmtuar veshkat. Jo shumë kohë shkoi dhe, shëndeti im përsëri u përkeqësua. Isha e dobët, nuk mund të dilja nga shtëpia. Deri në dhjetor 2016, veshkat e mia punonin vetëm me 20 për qind. U ballafaqova me dy zgjedhje: ose dializë e rregullt ose transplant të veshkës. Vetëm transplanti më jepte shpresë për jetë normale. Mjeku Bleisch më këshilloi dializë, por nuk kam pranuar. Po mbijetoja, nuk po jetoja. Po mendoja, ndoshta është koha për të vdekur dhe u pajtova me këtë fakt. Më pas ai më shokoi, duke thënë se do më japë një nga veshkat e tij. 'I dashur, ti je i ri, mos, mos hiq dorë nga jeta jote', i thashë. Por Erwin tashmë e kishte ndarë mendjen. Oferta e tij për të ma dhuruar veshkën ishte dhuratë dashurie. Dita e transplantimit ishte caktuar më 7 prill 2017. Kur u zgjova plot njerëz rreth meje, plot aparate, por ndihesha mirë. Erwin e dinte se Tina e vjetër i ishte kthyer. 

(Kosova Sot)