Ndahet nga jeta muzikanti i njohur në moshën 44- vjeçare

  • 19 October 2018 - 15:44
Ndahet nga jeta muzikanti i njohur në moshën 44- vjeçare
Muzika ndodhet në zi, pasi kitaristi i grupit "All That Remains", Oli Herbert ka vdekur në moshën 44- vjeçare. Lajmi tragjik konfirmohet nga grupi metal në faqen zyrtare në "Instagram". "Ne u lënduam kur mësuam se Oli Herbert, miku ynë, kitaristi, anëtari themelues i All That Remains, ka ndërruar jetë. Oli ishte një kitarist shumë i talentuar dhe një tekstshkrues i mirë i muzikës Rrok dhe Metal. Impakti i tij në muzikë dhe në jetën tonë do të vazhdojë të ndihet. Nuk do të zbulojmë detaje të tjera. Banda dhe familja ju kërkojnë që të respektoni privatësinë dhe të kujtoni Olin për muzikën e mirë që ka krijuar", shkruajnë grupi Metal. Mirëpo shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende.

(Kosova Sot)