Javët e Kulturës Shqiptare dërgojnë polifoninë shqiptare në teatrin vjenez

  • 14 November 2018 - 10:52
Javët e Kulturës Shqiptare dërgojnë polifoninë shqiptare në teatrin vjenez

Javët e Kulturës Shqiptare filluan dje aktivitetet të cilat kanë për qëllim të dërgojnë në skenat vjeneze format autentike të të shprehurit të kulturës së trashëguar dhe të krijimtarisë bashkëkohore shqiptare. Javët e Kulturës Shqiptare vitin e kaluar kanë bashkuar balerinët me famë botërore Eno Peçi me muzikantë të rijnë shqiptarë nga Lugano të cilët bashkë përmes baletit modern kanë sjellë një riorkestrim të muzikës qytetare shqiptare. Po ashtu vitin e kaluar ndër të tjera është prezantuar edhe krijimtaria artistike e Jakup Ferrit. "Vitin e kaluar kemi shfaqur krijimtarinë artistike të Jakup Ferrit; kemi sjellë festivalin e njohur botërisht DokuFestin përmes produksioneve të suksesshme kinematografike nga regjisorë, producentë e aktorë shqiptarë në një nga kinot më të famshme në Vjenë; muzikantë shqiptarë të zhanrit klasik kanë gërshetuar klasiken austriake me atë shqiptare; pastaj muzikën bashkëkohore përmes grupit Offchestra, e shumë të tjera, ku të gjitha kanë marrë vëmendjen maksimale dhe janë përfolur gjatë" , shkruhet në njoftim. Javët e Kulturës Shqiptare kanë paralajmëruar se këtë vit do të bëjnë edhe një hap më të madh, duke e sjellë në teatrin vjenez polifoninë shqiptare si kulturë jomateriale me vlera universale e mbrojtur nga UNESCO.

 

(Kosova Sot)