Policia konfiskon 10 paketa marihuanë, arrestohet i dyshuari

  • 30 May 2016 - 09:51
Policia konfiskon 10 paketa marihuanë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkulli, shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime, që dyshohet të jenë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike, të llojit Marihuanë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në njoftim të Policisë thuhet se lidhur me rastin janë konfiskuar edhe tri vetura, që dyshohet se janë shfrytëzuar për trafikimin e narkotikëve.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim. 

  (Kosova Sot)