Dhuna në familje, 3 arrestime dhe 7 urdhra mbrojtjeje në fundjavë

  • 27 June 2016 - 11:11
Dhuna në familje, 3 arrestime dhe 7 urdhra mbrojtjeje në fundjavë

Dhuna në familje vijon të mbetet një fenomen shqetësues. Vetëm gjatë dy ditëve të fundjavës, në policinë e Tiranës janë arrestuar tre persona për dhunë ndaj familjarëve si dhe janë lëshuar 7 urdhra mbrojtjeje për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Shumica e rasteve kanë të bëjnë me marrëdhëniet në çift. Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet në nivele të larta, ndërsa mendohet se shifrat mund të jenë akoma më të larta, pasi një numër i madh i rasteve nuk denoncohen.

Më datë 25.06.2016, u arrestua shtetasi Gëzim B., 59 vjeç, banues në Tiranë, në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj xhaxhait të tij, shtetasit H. B., banues në Tiranë. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 26.06.2016, u arrestua shtetasi Haxhi M., 50 vjeç, banues në Tiranë, në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe përndjekur ish-bashkëshorten e tij, shtetasen F. S., 47 vjeçe, banuese në Tiranë. Parashikuar nga Nenet 130/a dhe 121/a të Kodit Penal.

Më datë 26.06.2016, u arrestua shtetasi Saimir F., 33 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën "Princ Vidi", në prezencë të fëmijëve ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases J. B., 25 vjeçe. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 24.06.2016, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A. S., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, në rrugën "Dora Distria", është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëjetuesi i saj, shtetasi Arjan T., 50 vjeç. Materialet i kaluan Prokurirsë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

Më datë 24.06.2016, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin E. F., 31 vjeç, banues në Tiranë, në banesë,  është dhunuar psikologjikisht nga vëllai i tij, shtetasi Altin F., 29 vjeç. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr9669, datë 18.12.2006.

Më datë 24.06.2016, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin R. K., 70 vjeç, banuese në Tiranë, ndaj tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike djali i tij, shtetasi Spartak K., 39 vjeç. Ligji 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 24.06.2016, u plotësua kërkesë padia për lëshimin urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen N. Ç., 53 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi është dhunuar psikologjikisht nga dhëndri i saj, shtetasi Qerim H., 36 vjeç. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 25.06.2016, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M. K.,  29 vjeçe, banuese në Tiranë, nëpërmjet telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ish-bashkëshorti Artian M., 39 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

Më datë 25.06.2016, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B. F., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti i saj, shtetasi Eugen F., 44 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 26.06.2016, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen K. Rr., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, në mënyrë të përsëritur është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, shtetasi Krisjan Rr., 23 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

(Kosova Sot)