Kelmendi: Mosratifikimi i demarkacionit do të sjellë pasoja për koalicionin PDK- LDK

  • 27 June 2016 - 12:51
Kelmendi: Mosratifikimi i demarkacionit do të sjellë pasoja për koalicionin PDK- LDK

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se "Kur jemi tek kjo marrëveshje, për të cilën po shihet ashiqare që ka diskonim kundër edhe në koalicionin qeverisës nuk besoj se do të ratifikohet. Pranimi i saj do t'i nxiste masat popullore në Dukagjin në protesta të vazhdueshme, prandaj po shihet qartë që dhe vetë aktorët kryesorë të dy subjekteve politike, që janë përgjegjës për këtë shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit e kanë kuptuar rrezikun. Tek e fundit ata, deputetët që duhet të votojnë në Kuvend duhet ta kuptojnë se as Dukagjini dhe as cila do pjesë e Kosovës nuk mund të bëhen robër të Hashim Thaçit e të Isa Mustafës.

Toka e Kosovës nuk është pronë e tyre private as për ta falur dhe as për ta shitur", shprehet profesori Kelmendi. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës si tru përfaqësues i interesit të qytetarëve duhet t'ua tregojë vendin këtyre qeveritarëve e individëve që provojnë të bëjnë pazare në dëm të shtetit. "Natyrisht që mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje ka dhe do të sjellë pasoja për koalicionin PDK dhe LDK, ndonëse ashtukështu ky koalicion nuk ka jetë të gjatë sepse së shpejti do të thyhet. Po e rrezikshme është vetëm humbja e territorit të Kosovës nga këta amoralistë politikë dhe tejet të dëmshëm për shtetin tonë të ri", thotë Kelmendi për "Kosova Sot".

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se derisa Demarkacioni duhet të anulohet, Komisioni që e ka pranuar këtë Demarkacion duhet të shkarkohet, të shpërbëhet dhe Kuvendi për të shkuar në zgjedhje të reja, kurse ndaj të gjithë përgjegjësve të hapen hetimet nga Prokuroria Speciale.

(Kosova Sot)