Gëzim Kelmendi i përgjigjet Haradinajt, ja çfarë i thotë

  • 02 August 2015 - 13:39
Gëzim Kelmendi i përgjigjet Haradinajt, ja çfarë i thotë

Deputeti Gëzim Kelmendi, ka reguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u bëri thirrje klerit mysliman që të mos i varrosin të vdekurit me flamurin arab. Kelmendi ka thënë se tashmë Haradinaj po e paguan çmimin e fyerjes së myslimanëve.

Ja deklarata e Kelmendit:

Deklaratë sa qesharake aq edhe pasqyruese se çka kanë në zemrat e tyre disa politikanë të Kosovës.
Desha ti përgjigjem kolegut deputet Ramush Haradinaj për fyerjen e vazhdueshme që ia bën Islamit dhe Muslimanëve.
Por përgjigjet më të mira ia dhatë ju tash dhe ia ka dhënë populli i Kosovës me 2013 kur i humbi tri komunat kryesore dhe me 8 Qershor 2014 kur mezi arriti të hyj në Kuvendin e Kosovës.
Komplimente dhe përgēzime të nderuar qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.
Vërtet më keni bërë krenar dhe të lumtur se si me argumente dhe dashuri mbroni parimet tona fetare dhe kombëtare kur dikush nga injoranca dhe nga urrejtja sulmon identitetin tonë fetar.
Ju edhe njëherë treguat se e doni Fenë, e doni Kombin dhe jeni të gatshëm ta mbroni në çdo kohë dhe nga çdo kush.
I juaji,Gëzim Kelmendi

(Kosova Sot)