Kryeministri qorton Haradinajn, kërkon të distancohet nga fjalori fyes ndaj Delawie

  • 18 January 2018 - 18:27
Kryeministri qorton Haradinajn, kërkon të distancohet nga fjalori fyes ndaj Delawie

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është distancuar nga gjuha fyese e sekretarit të OVL e UÇK-së Nasim Haradinaj ndaj ambasadorit të SHAB-së në vend, Greg Delawie, të cilin e ka quajtur “palaço”.

Haradinaj, ka thënë se deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore, andaj edhe i ka bërë thirrje drejtuesve të OVL e UÇK-së që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë

“Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”, tha Haradinaj përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës ,

Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo.

Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore.

Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë.

RH

(Kosova Sot)