Serbia çmendet pas fitores së Erdoganit

  • 25 June 2018 - 09:53
Serbia çmendet pas fitores së Erdoganit

Arritja e Reccep Tayyip Erdogan të rizgjidhet presidenti i Turqisë edhe për një mandat, u festua në Turqi por edhe më gjerë.

Përpos në Prizren, fitorja e Erdogan u festua edhe në Novi Pazar.

Rreth orës 22:00 banorë të shumtë të Novi Pazar-it filluan të festojnë për zgjedhjen e Erdogan në krye të shtetit turk për mandatin e tij të dytë.

Ata mbanin flamuj të shumtë, brohorisnin e festonin për të.

 

 

(Kosova Sot)