Hertica: MAFIA BËN LIGJIN

  • 20 September 2018 - 18:12
Hertica: MAFIA BËN LIGJIN

Analisti Ali Hertica, për gazetën " Kosova Sot", thotë se pavarësisht faktit se në politikën kosovare për 20 vjet pas luftës kanë ndodhur shumë pakënaqësi e parregullsi, nga më të ndryshmet, nga askush nuk është ofruar dorëheqja si vlerë e lartë morale e njerëzore e njeriut, sepse të gjitha postet shtetërore i mbajnë ata që janë koka e inkriminimit dhe krimit të organizuar ekonomik ku përfitojnë miliona me para dhe thuajse 70 për qind kanë dosje në gjykata, por vazhdimisht ekziston vetëm inkriminimi i thellë në krim të organizuar. "Ky inkriminim i pandalshëm jo vetëm që u shtua te individët, por u rrit me ndihmën i disa subjekteve politike, pa dallim pozitë e opozitë, apo nivel qendror a lokal. Kurse në EU dhe disa vende demokratike dhe ligjore ka reagim të fuqishëm publik, i cili hetonte rastet e mashtrimi të biznesmenëve, e detyruan kryeministrin e atij vendi dhe ai moralisht ndien nevojën që të japë dorëheqje,ndërsa tek ne ai i cili bën shantazh apo krim ekonomik vetëm sa stimulohet, sepse kasta politike është e tillë", u shpreh ai. "Për pushtetarët tanë, asnjëherë nuk ekziston dorëheqja. Edhe pse në Kosovë hapur ekziston mafia politike, zhvatet buxheti duke vjedhur qytetarët, varfëria e lartë dhe papunësia rekorde, më kot, asnjëri nuk e ndien fajësinë as morale, as njerëzore dhe as juridike, që të japin dorëheqje", ka vlerësuar Hertica.


(Kosova Sot)