Ia hoqën të dyja veshkat, pas diagnozës së gabueshme

  • 19 November 2018 - 17:16
Ia hoqën të dyja veshkat, pas diagnozës së gabueshme

Një gjyshe 73- vjeçare deklaroi se nuk kishte mbetur aspak e kënaqur, pasi kishte marrë vesh se, pa pikë nevoje, mjekët ia kanë hequr të dyja veshkat. Tani asaj i duhet që të bëjë dializë gjatë tërë jetës. 

E detyruar t'i nënshtrohet dializës

Linda Woolley nga Kolorado ishte diagnostikuar me kancer të veshkave në Spitalin e Universitetit të Kolorados në mars dhe, në maj, ia kishin hequr të dyja veshkat. Por, biopsia e bërë më pas tregoi se ndryshimet në veshkat e saj ishin beninje dhe nuk ishin të rrezikshme për jetën e saj. Linda-s tani i duhet që tri herë në javë, nga 4 orë, t'i nënshtrohet dializës, gjë që, sipas saj, ia ka përkeqësuar tërësisht jetën. 

Kërkon veshkë nga mjekët

Ajo tani ka angazhuar një avokat, duke thënë se mjekët duhet t'ia gje jnë një veshkë dhe t'ia transplantojnë atë. Por, sipas analizave mjekësore, gjendja shëndetësore e Linda-s aktualisht nuk është aq e mirë, sa që të vihet në listën e pritjes për transplantim. Transplantimi i veshkës është një operacion serioz, prandaj gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit që i nënshtrohet transplantimit, duhet të jetë mjaft stabile, gjë që për të moshuarit shpesh është vështirë të arrihet. Edhe nëse futet në atë listë, Linda-s do t'i duhet që të presë deri në 10 vjet për transplantim.

 

(Kosova Sot)