Brukseli ‘zvogëlon’ nivelin e kërcënimit

  • 26 November 2015 - 17:32
Brukseli ‘zvogëlon’ nivelin e kërcënimit

Autoritetet belge kanë zvogëluar nivelin e kërcënimit në Bruksel, nga niveli 4, i cili është më i lartë, në 3, raportojnë mediat lokale.

Kryeqyteti bel, Belgjika, ka kaluar pothuajse një javë nën masa të rrepta të sigurisë pasi të militantët e dyshuar të Shtetit Islamik që kryen sulmet terroriste në Paris, dyshohej se ishin në këtë qytet.

Zvogëlimi i i nivelit të kërcënimit në 3, e sjell Brukselin në një nivel me të gjitha qytetet në mbarë Belgjikën.

Të paktën një i dyshuar i sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam, vazhdon të jetë në arrati, transmeton lajmi.net.

Në sulmet në Paris, më 13 nëntor, militantët e Shteti Islamik vranë 130 persona.