Pushteti i kërbaçit

  • 29 November 2015 - 08:07
Pushteti i kërbaçit

Korrupsioni i lartë e skamja e qytetarëve zbehin festat

Mulaj: Festa më e madhe, ndëshkimi i mafiozëve politikë

“Paraja publike, buxheti shtetëror, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal, po zhvaten pa frikë dhe pandalshëm nga ky pushtet, duke e vënë jetën e qytetarëve në buzë të ekzistencës minimale, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në heshtje dhe në zbehjen e dëshirës për të festuar e për t’u gëzuar në festat kombëtare dhe të atyre fetare”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

 

Kjo Qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar e ka zbehur tej mase imazhin e festave në Kosovë, e me këtë edhe 28 Nëntorin. Një Qeveri që nuk punon për interesa të qytetarëve, por vetëm për vete dhe lë popullin në varfëri, sepse e zhvat pandalshëm buxhetin e shtetit, dhe i vë qytetarët buzë ekzistencës, vetëm sa ua humb kuptimin festave. Dhuna e përdorur mu gjatë Festës së Flamurit dhe arrestimi i deputetit të VV-së, Albin Kurti, dhe aktivistëve të tjerë dëshmon qartë se kjo Qeveri është e interesuar ta mbajë pushtetin, qoftë edhe me dhunë, duke e instrumentalizuar edhe Policinë e Kosovës. Gjithsesi, kjo Qeveri duhet të largohet sa më parë dhe të vijë një Qeveri teknike, që do të rrinte në pushtet vetëm 6 muaj deri në organizimin e zgjedhjeve të lira, ku përmes votës së lirë vendi do të fitonte një Qeveri nga vota e qytetarëve pa vjedhje e pa blerje të votave, rëndom siç ka ndodhur në zgjedhjet e fundit.. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)