< Po ndahet "Vetëvendosja"?! - Opinione - Kosova Sot
Po ndahet "Vetėvendosja"?!

Po ndahet "Vetėvendosja"?!

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Fitili është ndezur

Mos u largoni këtyre ditëve nga gazeta më e lexuar "KOSOVA SOT", se kësmet në të ardhmen do të lexoni: Jemi në gjurmën e një prokurori në Gjykatën Speciale, se ky është tradhtar, jo vetëm që ka ngritur padi penale kundër shqiptarëve për interesa serbiane, por, duke dënuar "nacionalizmin, irredentizmin, shovinizmin shqiptar dhe sipas këtij këlyshi të qenit plak Titos, duke cenuar vëllazërimbashkimin e kombeve e kombësive të Jugosllavisë"

Sot në gazetën më të lexuar në Ballkan, në gjuhen shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", kemi shkruar se plasi bomba në kopenë e "Vetëvendosjes". Tani, nga burimet e mia te sigurta, që më vijnë nga oborri i brendshëm dhe kolibja e kësaj kopeje të staneve të Prishtinës, thotë se pas rezultateve përfundimtare do të ndahet në dysh klubi "Vetëvendosje". U plasi bomba në dorë dhe krisma do të dëgjohet menjëherë pasi të bëhen analizat e zgjedhjeve të fundit që pësuan debakël të paparë. Burimi ynë e thotë edhe një gjë shumë të çuditshme, që për mua do të ishte jo e pabesueshme, sepse te këta ndodhin 1001 çudira brenda natës. Fjala është se Dardan Molliqaj, sipas tij, gjithmonë do t´ia kthejë shpinën Albin Kurtit dhe do t´i mbështet kumbarës së bandës serbiane që quhet Devolli, që ka emër dhe mbiemër, e ky quhet Shpend Ahmeti. Ç´është e vërteta, nga ana ime është për t'u habitur, por burimi këmbëngul se është kështu. Dyshimi dhe kundërshtimi ishte se si ka mundësi që kasneci dhe tellalli Dardan Molliqaj t´ia kthejë shpinën Albin Kurtit dhe të përqafohet me derdimenin e Ali Ahmetit. Kur e paska harruar Shpend Ahmeti, kur Dardan Molliqaj, e kishte marrë në pyetje Shpendin, tamam në stilin e KGB-së ruse dhe të UDB-së famëkeqe serbo-çetnike. Shpend Ahmeti dhe Ylli Hoxha ishin dridhur si thupra para gangsterit Dardan Molliqaj, fjala ishte në ditën kur arrestohet dhe plaçkitet nga forcat e Policisë së Kosovës dhe bastiset dhe ku aty gjendet arsenal armësh për t´i sulmuar institucionet shtetërore të ndërtuar me djersen e popullit. Ylli Hoxha dhe Shpend Ahmeti, në ditën kur bastiset dhe arrestohet Albin Kurti, nuk ishin aty. Dikush dyshon se ishin frikacakë, kurse dikush tjetër dyshonte se këta janë informatorë të trupave të policisë. Përgjigjja e burimit tim nga atje ishte: INTERESI, O RESHAT!!!

Sherrin më të madh ia kanë lënë dredharakut Shpend Ahmeti

Prej ditës dhe natës, kur takohet Shpend Ahmeti, në ujërat e thella të Malit të Zi dhe më herët me banditët e bandës serbiane DEVOLLI, të klanit të nëntokës, ka filluar ndjekja dhe dyshimi, edhe pse këta ishin në dijeni. Por, bishtdredhuri Shpend Ahmeti, me gjasë kishte edhe diçka të fshehur me Devollët, e që nuk dinte zinxhiri komandues i kësaj kopeje, që dikush ka rrahur gjoks për ta. Por, Shpendi, pas zgjedhjeve të parafundit, filloi të gjuajë me shqelma, i dehur nga "fitorja", blerja dhe mashtrimet që iu bënë votuesve dhe pastaj u tradhtuan elektorati dhe nuk piu ujë dhe nuk vendosi asgjë vota e qytetarit që ia dhanë. Sepse, ky me sejmenët e tij shitën tokat në zemër të Prishtinës, leje ndërtimi, si i thonë fjalës çdo gjë të gjallë. Shpendi, pasi filloi të flejë mbi para që ia dha banda serbiane Devolli, u soll si mbret e me fodullëk dhe nuk i ndalte salltanetet. Përçarjet dhe mospajtimet kanë filluar që moti, por shumë gjëra rrinë të mbyllura sekret që nuk i di populli, por një ditë do të dalë dhe nuk mund të fshihet më. Uji do të përplasë kapakun nga vlimi i madh. Pas zgjedhjeve të 22 tetorit janë dalldisur dhe nervozuar tej mase me britma e hidhërime, sherrin më të madh ia lanë dredharakut Shpend Ahmetit dhe një grupi tjetër ata që e përkrahin atë për interes. Flitet dhe bërtitet në stilin:"Do ta shohim, do ta shohësh se kush kollitet këtu, mjaft më u bë me ty, ti na ke dëmtuar shumë, po ne kemi heshtur dhe shumë gjëra të tjera..."

Pazari i majmë

Tani për tani kështu është situata e ndërlikuar këtu, po priten rezultatet përfundimtare dhe në qoftë se nuk bie Prishtina dhe pastaj do t'ia dëgjoni krismën, më thotë miku. Vetëm në qofte se luan pazari i pistë mund ta ndalë këtë batërdi, përndryshe kjo nuk ka të ndalur se "Vetëvendosja" do të ndahet në dy pjesë, ata me Albin Kurtin, e disa të tjerë me Shpend Ahmetin. Kjo nuk mund të ndahet po që se hyn në mes pazari me para të majme dhe se ndoshta heshtin, përndryshe fitili është ndezur, vetëm mungon shpërthimi. Fajin herë ia hedhin njërës dhe herë ia hedhin tjetrës për debaklin që e pësuan. Dhe, përfundon burimi im i sigurt kështu:" Reshat, më duket se këtu do të hyjnë ndërmjetësues Devollët që t´i po i quan me shumë të drejtë banditët. Të lumtë!" Dita nuk është e largët kur do t´i dalë e vërteta kësaj kopeje të staneve të dala nga hiri i zeznajës të bandës serbiane Devolli që bëri hatanë në Kosovë, që plaçkiti çdo të gjallë në Kosovë dhe se trashi xhepat e tij duke i bartur jashtë shtetit dhe duke trashur buxhetin e Serbisë fashiste. Në këtë valle i kapi gisht për gisht |Vendvendosjen", kumbara i vjetër serbian, Shpend Ahmeti, që nga kjo botë do të ikin me marre të zezë dhe damkën e hajnisë dhe tradhtisë shtetërore dhe kombëtare... Larg nesh qoftëlargu!
Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot) 

10 orë e 57 minuta më parë