Kosova rrezikon të bjerë në tirani

Kosova rrezikon të bjerë në tirani
  • 02 August 2015 - 09:20

Shkruan: Ali Hertica

Drejtimi i shtetit, një sfidë e madhe

Ligjet nuk kanë rol kur shteti drejtohet nga bandat mafioze

Vetëm pak njerëz kanë mundësi që të kenë njohuri dhe të zhvillojnë aftësitë, që duhen për të drejtuar një shtet

E dhe pse ndërthurja mund të japë një figurë të mirë të zhvillimit të modeleve, ajo lë shumë pyetje të rëndësishme. Çfarë roli do të luajnë ligjet në shtetin e drejtuar nga bandat mafioze. A duhet të mbështeten në ligje të gjitha vendimet kur vetë qeveria i shkel këto? A mund të ndryshohen ligjet për ta luftuar krimin ekonomik? Në qoftë se po, në çfarë konditash? A duhet qeverisja të bazohet në miratim? Në qoftë se një shtet drejtohet nga një udhëheqës i njohur dhe i vërtetë, që ka parasysh mirëqenien e shtetasve, çfarë reformash,drejtimi duhet bërë në qoftë se shteti nuk e ka një udhëheqës të tillë, e cilat gjëra duhet të shmangen? Të gjitha këto pyetje ngrihen nga i huaj gjatë dialogut.

Aftësia për të drejtuar shtetin

Lidhur me rolin e ligjeve,jepet përgjigjja: Në një kuptim të përcaktuar është i qartë të mbretëruarit e ligjeve, mirëpo e mira nuk është pushteti për ligje, por pushteti i plotë për atë njeri që e kupton të mbretëruarit dhe ka aftësi për të mbretëruar (burri i shtetit).I huaj e krahason burrin e shtetit me një i cili e bën shërimin e pacientit, e në Kosovë çfarë ndodh. Në qoftë se një mjek do të largohet dhe duhet t'i lërë të sëmurët e tij në dorën e një personi që nuk i ka aftësitë e tij, është e natyrshme që duhet të lerë një tufë porositës që do të përdoret gjatë mungesës së tij. Merreni me mend se mjeku kthehet më përpara sesa ishte llogaritur. Ai nuk ka ndonjë arsye të ndihet i lidhur me porositë që ka lënë, megjithëse ato janë në fuqi. Ai duhet të përdorë menjëherë kompetencat e tij, që janë shumë më të mëdha sesa porositë që lënë me shkrim,e njëjta gjë ndodh edhe me një burrë shteti. Mendimi i të huajit është se vetëm pak njerëz kanë mundësi që të kanë njohuri dhe të zhvillojnë aftësitë që duhet për të drejtuar një shtet. Në qoftë se i drejtuari ekziston në formën e tij të pastër në botë, mund të flitet vetëm për një ose disa të zgjedhur në çdo shtet. Duke i dhënë një personi fuqi të plotë si burrë shteti i mirë- filltë, sipas analizave të mësipërme, rrezikojmë të biem në tirani. Kjo na jep arsye të mbështetemi në një formë qeverisjen që vetëm duhet të drejtojë sipas ligjeve, por jo të shkelen ato nga ligjvënësit, por edhe ai ose ata që qeverisni duhet të qeverisnin brenda kuadrit ligjor. Ligjet, thotë i huaji, duhen parë si kopje të shkruara të njohjes të së vërtetës. Shteti i mirë duhet të krijojë respekt të plotë për ligjet dhe popullin që mos të shkelen ato nga vetë qeveritarët. Kurse në Kosovë është e kundërta, qeveritarët e shkelin ligjin, ndërsa qytetari e mbron ligjin për të mos u shkelur.

Demokracia e mirëfilltë si në perëndim

Ka tri lloj qeverisjeje që e plotësojnë këtë kërkesë, mbretëria ose monarkia, që qeveriset nga një njeri, aristokracia, që qeveriset nga shumë njerëz, dhe demokracia, që është një qeverisje nga shumë njerëz. Këto pak a shumë janë kopje të një legjislacioni të vërtetë. Ato mund të degjenerojnë, monarkia degjenerohet në tirani,po të mos respektohen ligjet. Në të njëjtën mënyrë degjeneron aristokracia në oligarki. Për demokracinë e degjeneruar nuk ka ndonjë emër të përveçëm, tirani. Nga kopjet e mira, monarkia është më e mira, sepse është më efektive nga të tjerat,pastaj vjen aristokracia dhe më pas demokracia, por demokraci e mirëfilltë siç është ajo e Gjermanisë,Holandës, Francës dhe shtetet skandinave. Për të njëjtën arsye tirania është më e keqja e së keqes dhe duhet që t'i shmangemi, sepse ka shumë pasoja,pastaj vjen oligarkia dhe demokracia .Demokracia shihet si më e keqja e legjislacioneve të mira dhe më e mira e të këqijave të këtyre dy udhëheqjeve të shoqërisë apo të sistemeve në shoqërie sotme, ku bandat dhe nepotizmi lulëzojnë ashtu sikur kërpudhat mbas shiut, duke u pasur natën, prandaj shoqëria kosovare nuk duhet lejuar këtë, sepse është amaneti i atyre që dhanë jetën dhe familjen për Kosovën.