Prishtinë, ngrihu, po vijnë serbo-rusët!

Prishtinë, ngrihu, po vijnë serbo-rusët!
  • 10 March 2018 - 08:00

Kosovës iu kanë turrur si llavë ujqish për ta bërë copë-copë

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

J am i shqetësuar tej mase për vendin tim, Kosovën, që ka rënë në dorën e banditëve, mafio-oligarkëve, tradhtarëve të kombit, spiunët serborusë, që me planet e tyre ogurzeza punojnë për shkatërrimin e vendit. Kosovës iu kanë turrur si llavë ujqish për ta bërë copë-copë, duke parë se vendi ka mbetur pa zot shtëpie, me një grup banditësh, kusarësh, tyxharësh e dilenxhi, që nuk i hapin sytë dhe nuk interesohen që të mbrojnë vendin e tyre nga pushtuesit dhe banditët që janë duke vepruar në vendin tonë. Kryebanditët dhe banditët, që nga majat e larta të shtetit, Qeveria kuislinge, Kuvendi kukull me lloj-lloj langonj, kryebanditët që udhëheqin me bandat politike, janë të dala nga pazaret e nëntokës kriminale dhe assesi me votën e lirë të popullit, prandaj nuk kanë interesim. Interesat e tyre personale, këta banditë i kanë vënë mbi interesat shtetërore dhe kombëtare, duke bërë konkurrencë se kush po vjedh më së shumti. Këta banditë shkuar banditëve, që i njohim të gjithë, para luftës ishin leckamanë që nuk kishin as brekë për të veshur dhe brenda natës u bënë supermilionerë dhe bile ia kalojnë edhe sheikëve të Dubait, për pasurinë e tyre nuk flitet se kanë siguruar për njëzetë breza, nuk flitet as për veshjet e rrospive të tyre që mbajnë veshje mijëra euro në trup...

Esat Pashë topatanët e rinj

Shumë shërbime sekrete janë duke vepruar kundër vendit tonë, shume shërbime sekrete janë të ulura këmbëkryq dhe i bien kambanave të mortit, shume shërbime sekrete janë duke dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve, shumë shërbime sekrete janë duke u munduar që Kosovën ta kthejnë ne Serbi, shumë shërbime sekrete janë duke punuar për copëtimin e tokave tona dhe ata bashkëpunojnë ditë e natë me zyrtarë të sojit të Esat Pashë Toptanit e të Ahmet Zogollit. Ndërkaq, banditë dhe kryebanditët merren me sharje, hajni e tradhti dhe vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave, merren me pazare të kanaleve të nëntokës kriminale, se kush po e merr pushtetin dhe asgjë për interesa të qytetarëve të vendit, për të mbrojtur Kushtetutën e vendit, për t´i mbrojtur kufijtë që janë mbrojtur me gjak. Hanë e pinë bashkë me serbianë, bëjnë dyzen ahengu nëpër jahte disa milionëshe në ujëra të thella, pronar që është banda serbiane Devolli, shëtisin me avion privat të "COCACOLA ZEROS", shesin toka në qendër të Prishtinës, japin leje ndërtimi sallamadi... Kjo bandë mafio-oligarkësh e ka blerë shtetin dhe ka lëshuar rrënjët thellë për të shkatërruar vendin, kanë lëshuar rrjetin në çdo cep të Kosovës, tamam si rrjeti i merimangës dhe gëlltitin çdo gjë, trashin buxhetin serbian, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës, tentojnë t'i helmojnë shqiptarët, t'i tredhin, t'i ushqejnë me ushqim qensh e derrash dhe askush nuk ka KUSH JU DEL ZOT dhe vetëm lehin këta zuzarë dhe nuk bëjnë asgjë. Shaheshin tamam si kurvat dhe kur vinte puna e pazarit u bëheshin bashkë, tradhtonin elektoratin e vendit, që kishin dhënë votën duke i mashtruar dhe duke blerë dhe pastaj as që është respektuar vota e tyre...

*Kënd është duke e përcjellë CIA amerikane për konfiskimin e pasurisë?
*Banda serbiane Devolli dhe Behgjet Pacolli janë në siklet dhe shpejt do të zbardhen të gjitha të zezat e tyre.
*900 milionë dollarë janë të dyshuara nga mafiooligarkët dhe ku?
*Kush ishte në shtëpinë e Behgjet Pacollit, më i besuari i BORIS TADIQIT DHE ÇKA U BISEDUA ATY?
*Çka foli Behgjet Pacolli me agjentin serb të Tadiqit dhe çka i tha për Hashim Thaçin, se nuk do të marrë pjesë në bisedime...?
*A ishte në dijeni Putini për këtë takim?
*Çka tha Pacolli për komunitetin serb dhe si garantoi ai?
*Përse tha dhe nguli këmbë Pacolli se Hashim Thaçi nuk do të marrë pjesë në bisedime, se ishte në UÇK DHE PËR AKUZAT E DICK MARTYT?
*Cili spiun nga Filipinet ishte në Kosovë "Lëngu i buallit"?
*Kush i shërbeu me kafe mysafirët dhe kush nuk pranoi NË FILXHANIN E HOLLË NGA PORCELANI?
*Pse u frikësuan Ana dhe Daniela se do të arrestohen aty?
*Përse Pacolli në Graçanicë mendonte të ndërtonte KËSHTJELLË DHE PËR KË?
*Çka u fol për Jerusalemin serb "KOSOVËN" dhe marrëveshjen Rusi-Serbi...?
*Përse Shpend Ahmeti u lidh me bandën serbiane DEVOLLI DHE IA KTHEU SHPINËN ALBIN KURTIT?
*Cili është spiuni i VETËVENDOSJES që u interesua për pasurinë e Pacollit, për të burgosur dhe sot, mars 2018, u bënë bashkë?
*Po thonë se Behgjet Pacolli është ministër i Punëve të Jashtme, për mua jo, për mua është vetëm një gjysmë- analfabet, prorus, matrapaz dhe thonë se ka para...
*Mos e harroni rolin e arkitektit serb, udbashit me librezë zyrtare, mikun e Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiun.
*Për të gjitha ekzistojnë TABLOBOTET ORIGJINALE:...Ishte menduar mirë ardhja e Shpendit në krye te Prishtinës

E morën Prishtinën mafio-oligarkët serbo-rusë. Kjo bandë mafioze e mënjanuan Albin Kurtin duke parë se është i papjekur politikisht, më besoni shumë i papjekur politikisht, diku si kungulli i Banatës dhe e sollën djalin e ish- titistit, Aliut, Shpend Ahmetin, vegël moti e shitur e këtyre qarqeve shoviniste sllavoortodokse, vetëm se do t'ia zënë frymën me thasët me para. Posa erdhi ky dilenxhi dhe ky bishtdredhur, menjëherë e nxori në sipërfaqe marrëveshjet me bandën serbiane Devolli dhe bëri kërdi dhe batërdi duke e goditur për vdekje Prishtinën. Reshat BadallajZhuriani ishte i pari që i ra në gjurmë këtyre tradhtarëve, spiunëve të qenit plak Titos dhe kasapit Slobodan Milosheviq dhe njoftoi me kohë popullin se Kosovës iu kanë turrur Serbia, Rusia dhe zagarët e saj. Njoftoi se Shpend Ahmeti është tradhtar, spiun, i shitur dhe punon për Devollët dhe do t'i fusë pykën e përçarjes, në këtë seks klub. Se vërtet është kështu, kërko gazetën më të lexuar në Ballkan në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", dhe bindu. Disa zagarë, langonj që hiqen si patriotë nuk e morën seriozisht dhe zgërdhiheshin. Ishte e menduar mirë ardhja e Shpendit në krye te Prishtinës me serbo-rusët. Ky nuk erdhi kot nga FER-i. Erdhi për ta copëtuar dhe ne kur thoshim se ia kaloi edhe klanit fatzi dhe banditesk që quhej 'Pronto' që Kosovën e shkatërruan më zi se nipat e Drazh Mihajli, e thoshte Reshat Badallaj-Zhuriani dhe askush tjetër dhe a e dëgjuat mbrëmë, e enjte, 8 mars 2018, Frashër Krasniqi e pranoi nga goja e tij dhe tha se:"VETËVENDOSJA ËSHTË MË E ZEZË SE PDK-ja". E dëgjuat apo nuk e dëgjuat. Flisni shushunja, flisni zuzarë, flisni dabiçë! Për të mos e zgjatur më shumë kësaj radhe, se koha nuk premton as për një minutë dhe të mos flasim një ditë se vonohemi, se nuk janë bërë kot bashkë serbo-rusët, përkatësisht banda e tyre serbiane Devolli dhe rusët e Pacollit, që pritet të konfiskohet pasuria e dyshimtë e tyre. Shpend Ahmeti ka ecur dhe është masha e tyre. Këtë shkrim për popull po e bëjmë se si këta ishin për arrestimin e njëra -tjetrës dhe tani u bënë bashkë. Thashë me lart, janë të gjitha tabloidët dhe bisedat origjinale, që po të kishte prokurori në vendin tonë, ne do t'i ofronim të gjitha. Por, mjerisht, unë nuk merrem me këlyshët dhe zagarët që nuk mbrojnë interesat e shtetit dhe Kushtetutën. Si mund të merrem me ta që kanë dënuar nacionalizmin, separatizmin , shovinizmin shqiptar duke etiketuar me lloj-lloj epitetesh e veçmas si mund të merrem me këlyshët e Titos. Por do të vijë koha, mbajeni mend! Prishtinë, po fryn veriu i sertë, ndaj ngrihu dhe ndali këto banda serbo-ruse, se nesër do të jetë vonë dhe të mos thoni se nuk njoftuam me kohë. Edhe një gjë, mos e harroni Baton Haxhiun, spiunin dhe udbashin me librezë zyrtare dhe mikun dhe krushkun më të ngushtë të Jovica Stanishiqit, që argati i këtij këlyshi po u hyn në punë armiqve. Ne vazhdim ky e merr përgjigjen...

E MORËN PRISHTINËN MAFIOOLIGARKËT SERBO-RUSË

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)