Lidhja Shqiptare e Prizrenit ngjarja më e madhe në historinë e shqiptarëve

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ngjarja më e madhe në historinë e shqiptarëve
  • 24 April 2018 - 08:44

SHKRUAN: SKËNDER S.KAPIT

 

L idhja Shqiptare e Prizrenit prezantoi dhe paraqiti para botës moderne ekzistencën e kombit shqiptar dhe e shtroi për zgjidhje domosdoshmërisht problemin shqiptar në Ballkan. Pra, kjo është ngjarja më e madhe kombëtare shqiptare që zgjoi ndjenjën e lartë kombëtare të shqiptarëve si dhe u imponoi shteteve më të fuqishme të Evropës njohjen ndërkombëtare të problemit shqiptar që kërkonte zgjidhje. Ngjarja e dyte e madhe epokale për shqiptarët pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është qëndresa dhe rezistenca paqësore e drejtuar nga Rugova si dhe sidomos lufta heroike dhe e lavdishme e UÇK-së. Kjo sepse bëri të mundur që pas 100 vjetësh të realizohej ndërkombë- tarizimi jo vetëm evropian, por botëror dhe global për Çështjes shqiptare, duke i detyruar pikërisht ato shtete të cilat i bënë copëtimin dhe padrejtësinë shqiptarëve në vitin 1913, që po ato shtete ta ndreqin pas 100 vjetësh deri diku atë padrejtësi që u bënë shqiptarëve në fillim të shek.20-të. A mundet vallë ndonjë historian, intelektual dhe akademik shqiptar që të mos jetë dakord për këtë këndvështrim të shprehur shkurtimisht por tërësisht i vërtetë dhe real, që këto dy ngjarje janë kulmore në historinë e shqiptarëve? Pra, problemi shqiptar që nga Lidhja e Prizrenit, e që pas saj erdhën edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas edhe ajo e Kosovës, por që problemi shqiptar është problemi kryesor i pazgjidhur akoma në Ballkan.

Shteti i bashkuar etnik i shqiptarëve

Prandaj duhet përkujtuar me madhështi Lidhja Shqiptare e Prizrenit si përpjekja më e madhe kombëtare për shqiptarët për të pasur shtetin e bashkuar etnik shqiptar gjë për të cilën u krijua dhe kjo Lidhje, dhe se akoma sot vazhdon misioni i saj historik për të arritur qëllimin e madh, realizimin dhe krijimin e Shtetkombit të Bashkuar shqiptar. Këtë shkrim të shkurtër po e bëj si kujtesë për Presidentin e Kosovës dhe për qeverinë e saj, të cilët duhet të kujtohen e të zgjohen që tani dhe t'i kushtojnë rëndësinë e duhur dhe të merituar që ka kjo ngjarje, si ngjarja kulmore monumentale e kombit shqiptar, sidomos për Kosovën, djepin e shqiptarizmit, e cila duhet kujtuar me madhështi me rastin e 140- vjetorit te saj, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10 Qershor 1878-10 Qershor 2018. Se kush është historia jonë, se kush janë ngjarjet epokale kombëtare shqiptare dhe se cilët janëheronjtë kombëtarë shqiptar e dinë më mirë se kushdo tjetër vetë shqiptarët. Ne nuk kemi pse t'u referohemi e te dëgjojmë e t'i mësojmë këto nga te huajt, as nga Lindja dhe as nga Perëndimi, pasi atyre nuk u intereson historia e vërtete kombëtare e shqiptarëve. Ata dëshirojnë dhe na i paraqesin si të mëdhenj ata shqiptarë prej te cilëve, prej sakrificave te tyre dhe të shqiptarëve te kenë përfituar më së shumti ata.

Historia shqiptare duhet të Çlirohet nga mitet dhe legjendat

Shqiptarët nuk kanë pse të "importojmë" dhe ta mësojmë historinë tonë ashtu si dëshirojnë të huajt. Historia shqiptare duhet të Çlirohet nga mitet dhe legjendat, duhet të çlirohet, të pastrohet prej njollave dhe prej gënjeshtrave ideologjike, politike dhe prej manipulimeve në interes të pushteteve, pra duhet të rishkruhet. Shqiptarët duke mos pasur në shekuj një qendër apo vatër të veten të brendshme kulturore, shpirtërore dhe as gjuhësore dhe fetare të shkruar kanë vështruar gjithnjë nga qendrat e jashtme politike e fetare. Për herë të parë në histori shqiptarët krijuan një qendër të tyre kombëtare dhe administrative, politike dhe diplomatike, ushtarake dhe strategjike gjithëshqiptare që është PRIZRENI, Kryeqendra historiko-kombëtare e shqiptarëve. Madje as herët, iliroshqiptarët nuk krijuan as mbretëri, as perandori dhe as kulturë të mirë- filltë ashtu sikurse krijuan helenët, romakët, maqedonasit,turqit dhe perandoritë e mbretëritë sllave në mesjetë. Ky realitet krijoi te shqiptarët një kompleks inferioriteti dhe besimi për t'u orientuar nga qendrat politike, fetare e kulturore të jashtme ku disa orientoheshin nga Athina, disa nga Stambolli, disa nga Vjena e disa nga Roma (Dhe më vonë në komunizëm nga Beogradi, Moska e Pekini). Nisur nga ky realitet i përshkruar shkurtimisht më lart , rezulton se periudha e artë dhe më e lavdishme e kombit shqiptar është Lidhja Shqiptare e Prizrenit, periudha 35- vjeçare prej vitit 1878-1912. 1-Kjo sepse për herë të parë në këtë periudhë kohore shqiptarët lëvizën si komb i njehsuar panshqiptar; për herë të parë shqiptarët lëvizën dhe ringjallën idenë e bashkësisë politike kombëtare shqiptare dhe krijuan një bashkësi politiko-kombëtare gjithëshqiptare të të gjitha trevave dhe të trojeve me popullsi shqiptare dhe pa dallim fetar me KRYEQENDËR kombëtare politike, administrative, ushtarake dhe diplomatikegjithëshqiptare,PRIZRENIN. 2-Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha shtysën dhe hovin Rilindjes Shqiptare, hapjen e shkollave dhe të arsimimit të shqiptarëve në gjuhën shqipe. 3-Për herë të parë në Evropë prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u shtrua problemi shqiptar i cili kërkonte zgjidhje. 4-Koha historike kur lindi dhe veproi Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte periudha kur asnjëherë si më parë në histori nuk kërcënohej për asgjësim substanca kombëtare shqiptare me shumë se në ato vite. 5-Asnjë ngjarje nuk e ka rëndësinë kombëtare dhe nuk mund të krahasohet me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, dhe për këtë nuk e di se a janë ndërgjegjësuar akoma akademikët, intelektualët, historianët, politikanët dhe pushtetarët shqiptarë, apo mos iu ka mbetur ora te përrallat e historisë ideologjike komuniste dhe janë akoma në koma nga helmi politik historikonacionalist sllavo-bizantin. Të paktën Presidenti i Kosovës duhej ta kishte shpallur këtë vit si vitin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe nëse ai nuk e njeh dhe as nuk e din historinë e Shqiptarëve këtë duhej t'ia kishin kujtuar këshilltarët e tij dhe qeveria. 

Evropa e pabesë dhe fqinjët barbarë sllavë

Në vitet e qëndresës së Skënderbeut, luftërat dhe rezistenca e shqiptarëve kundër invazionit otoman në Ballkan pati simpati nga Papati dhe nga Republikat e Apeninit si Napoli dhe Venediku për interesa të tyre dhe nga frika dhe paniku që ata kishin nga rreziku osman; dhe lëvizjet e betejat antiosmane të asaj kohe ishin të motivuara nga fryma antiislamike fetare-kryqtare; qëndresa e shqiptareve pati simpati edhe nga Lindja sepse Otomanët ishin shumë të fuqishëm dhe të pasfidueshëm në atë kohë, dhe Evropës i interesonte çfarëdo lloj lëvizje dhe kryengritje kundër turqve. Në atë kohë ideja e kombit apo e shtetkombit nuk kishte lindur as si koncept, gjë e cila ndodhi 400 vite më vonë. Në atë kohë të gjithë individët dhe etnitë e ndryshme ishin subjekte të perandorit, carit, mbretit, sulltanit, feudalit etj. Mirëpo krejt ndryshe u sollën Evropa e pabesë dhe fqinjët barbarë sllave, Rusia dhe Greqia me shqiptarët pas 500 vitesh, kur Perandoria Osmane po shkatërrohej dhe kur filluan të lindin e të formohen shtetkombet moderne. Në këtë kohë të rënies së Perandorisë Osmane: Evropa,shovinistët sllavo-grekë nuk morën aspak në konsideratë kombin shqiptar, të drejtën historiko-kombëtare të tij për të formuar shtetin e tyre kombëtarë. Por përkundrazi,tashmë kur askush nuk kishte më frikë Turqinë, dhe tashmë kur askush nuk e pyeste më atë, nuk e pyeste as Evropa dhe as Rusia, pikërisht tani në këtë epokë dramatike për shqiptarët lindi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kohë kur për shqiptarët nuk ishte kërcënim Turqia, por ishin serbët, bullgarët, malazeztë, Rusia dhe shtetet e Evropës, të cilat iu turrën si hiena të shqyejnë trojet shqiptare dhe synonin të kryenin asimilimin dhe asgjësimin e shqiptarëve si komb për interesa e tyre. Pra shqiptarët në këtë kohë kishin armiq të shumëfishtë dhe më të rrezikshëm se në tërë historinë e tyre; në këtë kohë shqiptarët ishin të tradhtuar, të braktisur mbi kurrizin e të cilëve thureshin pazare dhe intriga të tmerrshme nga Evropa, Rusia dhe kryqtarët sllavogrek. Periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit inkurajoi, nxiti, bashkoi dhe nxori në skenë si kurrë ndonjëherë potencialin e madh ushtarak, politik,diplomatik,ideologjik, intelektual,patriotik dhe kombëtar shqiptar si kurrë ndonjëherë në histori; dhe prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit rrodhën zinxhir ngjarje, organizime, kuvende, veprimtari politiko-diplomatike, akademike-shkencore dhe sidomos qëndresë dhe luftëra të pandërprera vazhdimisht për 35 vite rresht derisa me Kryengritjen e Përgjithshme të Kosovës erdhi dhe Pavarësia e Shqipërisë. Pa Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk do t'iu ishte imponuar shteteve të Evropës që ta njihnin çështjen shqiptare; pa luftën e Lidhjes nuk do të ishte përmendur çështja shqiptare në Berlin. Pa Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk do të vinte as Pavarësia e Shqipërisë , e cila erdhi si rezultat i Luftës dhe qëndresës mbinjerëzore 35-vjeçare të shqiptarëve,1878-1912 ,periudhë me të cilën shqiptarët u përballën dhe sfiduan komplotin më të madh antishqiptar në histori. Prandaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarja kulmore më e rëndë- sishme në historinë e shqiptarëve, dhe viti 2018 do të duhej të ishte shpallur si viti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe sot aktualisht. 

(Kosova Sot)