Kthimi i Italisë kundër Evropës

Kthimi i Italisë kundër Evropës
  • 23 July 2018 - 08:57
Shkruan: LUCREZIA REICHLIN

Qeveria e re e Italisë nuk ka humbur kohë duke bërë politika dhe deklarata të ashpra karshi emigrimit. Matteo Salvini, lideri i "League" dhe ministri i Brendshëm aktual, ka qortuar Bashkimin Evropian që e ka lënë vetë Italinë duke u marrë me të ardhurit që kërkojnë azil. Retorika e Salvini-t është raciste dhe inflamatore, porse ka të drejtë kur thotë se kriza me refugjatët kërkon një zgjidhje kolektive

Kanë kaluar më pak se dy muaj që kur lëvizja populiste "Five Star Movement" (M5S) dhe krahu i djathtë i partisë "League" kanë formuar qeverinë e re italiane, kështu që është shumë herët për ta interpretuar se si ky koalicion do të përkthehej fushatën e vet retorike në politika konkrete. Në fakt, kontradiktat e brendshme të koalicionit mund të kufizojnë qëllimin e veprimit të tyre legjislativ, apo edhe të sjellin dështimin e tij - me gjasë para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian në maj të vitit 2019. Kur e them këtë, nuk është shumë herët të shikosh se çfarë do të thotë qëndrimi anti-evropian i qeverisë italiane për Evropën. Për liderët e Bashkimin Evropian duke shikuar nga Brukseli, duke shikuar dinamikën politike të koalicionit "M5S/League", kjo lëvizje mundet të ketë pasoja më shumë se secila lëvizje specifike politike. Koalicioni "M5S/League" është shembulli i parë anti-BE që vjen në pushtet në njërën nga shtetet formuese të bllokut. Megjithëse radikalizmi i saj është pjesërisht një përgjigje ndaj perfomancës së dobët ekonomike në vend në dy dekadat e kaluara, një brend i ngjashëm i politikave anti-establishment ka zënë rrënjë një vendet evropiane që kanë kalaur më mirë.  

Zgjidhja e problemit të migracionit Duke qenë larg një përjashtimi, Italia mundet të jetë një shenjë paralajmëruese për atë që i pret shumë vende të tjera, sidomos pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian. Qeveria e re e Italisë nuk ka humbur kohë duke bërë politika dhe deklarata të ashpra karshi emigrimit. Matteo Salvini, lideri i "League" dhe ministri i Brendshëm aktual, ka qortuar Bashkimin Evropian që e ka lënë vetë Italinë duke u marrë me të ardhurit që kërkojnë azil. Retorika e Salvini-t është raciste dhe inflamatore, por se ka të drejtë kur thotë se kriza me refugjatët kërkon një zgjidhje kolektive. Dështimi i Bashkimit Evropian që shihet qartë në këtë fushë ka dërguar ujë në mullirin e kritikëve. Deri me tani, sfida e Italisë karshi Bashkimit Evropian në lidhje me emigracionin ka detyruar shtetet 'bazë' si Gjermania që të fillojnë të negociojnë zgjidhjen për këtë problem, por, një bashkëpunim që sjell rezultate ende duket larg në horizont. Kjo do të thotë se qeveritë që pajtohen me pozicionin e Salvini-t me gjasë do të vazhdojnë të kërkojnë politika unilaterale, me gjasë duke rrezikuar sistemin e Shengenit të udhëtimit të lirë në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Duke e shkatërruar këtë institucion fondamental të BE-së, mund të mos jetë qëllimi i Salvini-t, por se duket qartë se ai po i qon gjërat në atë drejtim. 

Komplikimet në Bashkimin Evropian Në ndërkohë, në frontin ekonomik-politik, qeveria e re italiane ka prezantuar "decreto dignita" ("ligj për dinjiet"), që do të kthejë disa reforma të tregut të punës nga ish- kryeministri Matteo Renzi, nga qeveria e qendrës majtiste. Më specifikisht, ligji do ta vështirësojë firmat që të pushojnë nga puna punëtorët me kontratë të përhershme, apo të punojnë dikë me kontratë të përkohshme n periudhë të gjatë kohore. Një analizë teknike e bërë nga "National Insurance Agency" parashikon se ligji i ri do të dërgojë drejt një papunësie e kjo e prek bugjetin kombëtar. Si përgjigje ndaj këtyre, qeveria ka kërcënuar se do ta pushojë nga puna presidentin e NIA-s. Qeveria nga "M5S/League" sulmon pavarësinë e shërbimeve civile. Ky konflikt arrin majën kur këta t'i ecin tutje propozimet për skemën e të ardhurave të garantuara, reformat në pensione dhe shkurtimet e taksave. Megjithëse objektivat e menjëhershëm të qeverisë janë çështjet e brendshme, politikat e saj kanë shtuar komplikimet për Bashkimin Evropian në përgjithësi. Siç e kemi parë në rastin e politikave për refugjatët, qeveria me gjasë do të adoptojë një pozitë konfrontuese karshi Bashkimit Evropian sa herë të mundet. Sfidimi i Bashkimit Evropian luan mirë me bazën elektorale të "M5S" dhe "League", dhe qeveritë tjera - jo shumë larg edhe me Hungarinë dhe Poloninë- që tashmë kanë demonstruar paaftësinë e Brukselit për dështimet e brendshme. Por, cili është fundi i kësaj loje? Në njërën anë, taktika e qeverisë italiane dhe qëndrimi agresiv karshi BE-s- shihet si taktikë negocoiuse vizavi BE-së. Nga ana tjetër mund të jetë strategji politike për zgjedhjet e BEsë që po vijnë megjithëse liderët e 'M5S" dhe ata të "League" nuk po bëjnë thirrje për tërheqje nga eurozona, aq më pak nga Bashkimi Evropian, agjenda e tyre është ta dëmtojnë fondacionin e BE-së. BE-ja duhet ta shtrëngojë veten. Do të shohim një dëmtim që mund të bëhet kur shtetet e mëdha anëtare ndjekin programin e antagonizmit të BE-së. Italia po tregon se panjë përafrim drejt "një unionit të fortë" një shpërbërje e qetë është në prag. 

(Kosova Sot)