Mitizmi i Milladin Popoviqit nga stalinisto-enveristët shqiptarë!

Mitizmi i Milladin Popoviqit nga stalinisto-enveristët shqiptarë!
  • 02 September 2015 - 20:46
Shkruan: Sabri Maxhuni (Novosella)

Fragment nga Libri në dorëshkrim me të njejtin titull

Për mitizmin e individit, është shkruar, është fol dhe është debatuar shumë. Kam bindjen se një prej metodave për mitizmin e individit është edhe "heshtja". Në mitizmin e antishqiptarit, që gjatë gjithë historisë nuk ka ndodhur asnjëherë  që të goditen aq rëndë shqiptarët siç u goditën nga një pansllavist antishqiptar siç ishte Milladin Popoviqi !
Mitizmi i një armiku të përbetuar të popullit shqiptar siç ishte antishqiptari Popoviq, u bë posaqërisht pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (LDB).
Për antishqiptarin Popoviq, respektivisht për veprimtarinë e tij antishqiptare,  nuk më është e njohur se është shkruar ndonjë shkrim serioz e lëre më ndonjë libër! Për këtë antishqiptar, për Milladin Popoviqin, u shkrua posaqërisht nga personi që, nëpërmes tij e goditi popullin shqiptar aq rëndë, pra nga  Enver Hoxha ! E.Hoxhës, çdo herë kur iu dha rasti për ta përmendur Milladin Popoviqin, foli dhe shkruajti në superlativ  duke e ngritur në piedestalin më të lartë. Por, për  këtë antishqiptar shkruajtën dhe folën e po shkruajnë dhe po flasin edhe në ditët tona, veprimtarët e të dy linjave nga lloji i njejtë, organizuar nga vet antishqiptari Popoviq,  më 8 nëntor 1941 në Tiranë dhe vazhduesit e tyre.
Shkruajtën dhe folën e po shkruajnë dhe po flasin veprimtarë, politikanë dhe historianë të linjës pansllave greke-ortodokse e anti euro-amerikane katoliko-protestante.
Ndarja që ndodhi në vitin 1948 në mes Titos dhe Stalinit, bëri edhe ndarjen e veprimtarëve që ishin të organizuar nga antishqiptari Popoviq dhe pasuesit e tyre prej nga dolën dy linja të të njejtit lloj: Linja Staliniste dhe Linja Titiste, që me kalimin e kohës u njohën si Linja Stalinisto – Enveriste dhe Linja Titisto – Fadiliste.
Si Linja Stalinisto-Enveriste ashtu edhe Linja Titisto-Fadiliste, antishqiptarin Popoviq e ruajtën dhe akoma e ruajnë si idol të tyre, në Tiranë, stalinisto-enveristët, si Ramiz Alia e deri te Fitim Qaushi e të tjerë, ndërsa në Prishtinë, që nga Prof. Dr. Ali Hadri e deri të Prof. Dr. Hakif Bajrami etj.
Në këtë grackë ka rënë edhe simboli i rezistencës kosovare Adem Demaçi, i cili del dhe në ekranet televizive e glorifikon antishqiptarin Popoviq dhe atë me trillimet që i kishte bërë E.Hoxha !
Siç ndodhi gjatë tërë historisë, siç ishte rasti me Pjetër Bogdanin apo me Ali Pashë Tepelenën, me Kara Pashë Bushatliun apo Isa Boletinin etj., kësaj radhe sllavo-grekët për ta goditur sa më rëndë popullin shqiptar gjetën individë shqiptarë që t'i organizojnë dhe ti vërsulin kundër armiqëve të tyre – pushtuesëve jashtëballkanikë. Dhe, kjo që ndodhi me Enver Hoxhën ishte shumë e tmerrshme !!! Të gjitha ato që ndodhën në të kaluarën historike, në librin tim me titull: "Për të mundshmën dhe të pamundshmën" i kam quajtur luftëra për të pamundshmën.
Kjo që e organizojë antishqiptari Popoviq nëpërmes Enver Hoxhës, ishte diçka e tmerrshme !!! Kjo ndërmarrje e Milladin Popoviqit që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra pas vitit 1912, pas vështirësive  të jashtëzakonshme që të shpallej  pavarësia e Shqipërisë dhe pas vitit 1913, kur  poashtu me vështirësi të jashtëzakonshme u njoft shteti shqiptar,  i cunguar në Konferencën e Londrës.
Gjatë Luftës Dytë Botërore ishin tri fuqi të kohës që luftonin për dominim në arenën ndërkombëtare: 

-       Ishte Gjermania në ballë me Hitlerin;

-       Ishte Rusia në ballë me Stalinin,

-       Në këtë luftë ndërhynë Anglo-Amerikanët në ballë me Qerqilin dhe Ruzveltin.

Si Stalini, poashtu edhe Qerqilli s`bashku me Ruzveltin, rrezikun kryesor për momentin e shifnin nga Hitleri dhe të gjitha forcat ushtarake, ishin vërsulur për ta mposhtur Hitlerin dhe politikishtë, vazhdimisht bënin plane, për rrjedhat që do të pasonin pas mposhtjes së Hitlerit !
U mbajtën disa mbledhje në mes "aleatëve"  dhe më e veçanta prej tyre ishte Mbledhja e Jaltës  prej nga u b`n` planet për rrjedhat që do të pasonin pas mposhtjes së Hitlerit.
Në shtetet që kishte kaluar ushtria e Hitlerit, që faktikisht Rusia pansllaviste e Stalinit i kishte synuar gjithmonë, Stalini i quante, shtete të pushtuara nga Hitleri.
Kurse, nga aleatët anglo-amerikanë, më tepër shiheshin, si shtete që ushtria e Hitlerit i kishte shfrytëzuar, për të kaluar nëpër to, dhe mos me qenë pengesë për ta penguar, në luftën e tijë, për ta pushtuar Moskën dhe Botën.
Shteti që nuk i duhej Hitleri, për të kaluar nëpër të, ishte Turqia. Turqia as që hyri në LDB !
Shqiptarët që para LDB-së, pjesa dërmuese e territoreve të tyre kishin qenë të pushtuara nga sllavo grekët, dhe ishin në shfarosje e sipër, pushtimi i Jugosllavisë dhe i Greqisë, shqiptarët i shpëtoj nga kjo shfarosje.
Prijsat kombëtar shqiptar, u përcaktuan shumë drejtë: të shofim dhe të bëjmë. Vetëm sllavo grekët të mos na vijnë, të cilët kishin projekte, për vazhdimin e zhdukjes së shqiptarve.
Disa u angazhuan në pushtetin e kohës, gjatë LDB-së, disa formuan organizatat, për të luftuar kundër ushtrisë së Hitlerit. Siç ishin Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Lëvizja Kryeziu, Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare – NDSH etj.
Kurthet sllavo-greke e bënin punën e vetë. Sërbo-sllavët e dërguan përfaqësuesin e tyre, mu në Tiranë, antishqiptarin Milladin Popoviq dhe përcjellësin e tij Dushan Mugosha, Stojniqin etj., për ta organizuar një formacion, siç u tha, për të luftuar për të pamundshmën.
Me dredhit e njohura, sërbo – sllave, arriti t'i tuboj, disa Kiqa e koqo, siç do të thoshte më vonë Koqo Tashko, kur i pa, dredhit e përfaqësuesit të pansllavizmit Popoviq etj., reagimin e tij e paguajti me kokë.
Anti shqiptari Popoviq, arriti t'i tuboj disa Kiqo e koqo, për ta organizuar bandën nga shqiptarët. Themi nga shqiptarët, pasi që ishin nënshtetas shqiptar, kurse, me etni kryesorët, nuk ishin shqiptar.
(Këtë na e argumenton edhe vetë E.Hoxha.Pas vitit 1948,pas prishjes së mardhënieve ms Titos dhe Stalinit, e bëri një vizitë te Stalini dhe pasi që i raportoi Stalinit për veprimet e rrymave që luftonin për ta zhduk shtetin shqiptar. Duke u ndalë pak më tepër për Koqi Xoxen, Pandi Kriston dhe Kristo Themelkon, e pyet Stalini E.Hoxhën se çka ishin me etni këta? E.Hoxha i përgjigjet; njëri ishte maqedonas, dy ishin vëlleh. Libri i E.Hoxhës, Kujtime me Stalinin).
Kur, antishqiptari Popoviq, i tuboj për ta formuar grupin, për ta zhdukë shtetin dhe kombin shqiptar. Të ashtuquajturën parti komuniste të Shqipëris – PKSH, njëri nga të pranishmit thot: jemi vetëm kiqo e koqo, ta kemi edhe ndonjë shqiptar musliman. Njërit ju kujtua se, në Tiranë, punonte në një librari, një gjirokastrit që kishte punuar si mësues në Korçë. U ngritë dhe shkoj për ta thirrë që të merr pjesë në atë mbledhje. Duke shkuar për ta takuar, e takon rastësisht në rrugë E.Hoxhën, dhe ia bënë propozimin. E.Hoxha, si fodull që ishte nuk pranon që të shkoj, dhe vazhdon rrugën. Pas pak kthehet dhe e thërret bashkëbiseduasin, ai kthehet dhe E.Hoxha e qet hapin e parë, për të shkuar drejt ti. Hapin më tragjik, për fatin e popullit shqiptar, siç do të thoshte më vonë Ismajl Kadare.
Me 8 nëntor 1941 antishqiptari Popoviq, e organizon grupin –PKSH-në, por si perfid që ishte dhe e kryente punën për të cilën e kishin caktuar eprorët e pansllavizmit. Kryetarin e grupit nuk e emëroi, por e la për ta studjuar gjatë veprimtarisë se, cili do të ishte më i përshtatshëm për t'i kryer detyrat, për zbatimin e programeve dhe projekteve, për zhdukjen e shtetit dhe të kombit shqiptar.
Antishqiptari Popoviq, çdo punë e bënte me perfiditet të madhë.
Moto e veprimtarisë së tij, ishte thënja serbe "obezgllavi pa llaka qemo) lëre pa kokë dhe leht ia dalim !
Këtë na argumenton edhe pjesmarrësi në atë takim, kur antishqiptarit Popoviq, E.Hoxha ua dha Programin e Kuvendit të Mukjes , i cili duke e lexuar, Programin, kur hasi në thënjen Shqipëri etnike, e ndërpreu leximin, e coptoi Programin dhe iu drejtua E.Hoxhës, në mënyrë urdhëruese: me reaksionarët nuk ka marrëveshje, reaksionarët duhet të goditen sëpatë në kokë !!!
Pra, kjo ishte motoja e antishqiptarit Popoviq, për t'i goditë shqiptarët sa më rëndë. Këtë urdhër ia zbatonte krimineli E.Hoxha dhe kriminelët tjerë, që i angazhonin në bandën PKSH, duke dhënë shumë prova se, e meritojnë të qenurit anëtar të PKSH-së.
Prova e vetme ishte se, sa "reaksionar" i kan vrarë !!!
Do ta përmendi, vetëm një rastë, se, si dëshmoheshin luftëtarët e banditit antishqiptarit Popoviq:
Pas një odiseade nëpër Shqipëri, në vitin 1980, më një angazhim të jashtëzakonshëm të Ajet Haxhiut, arriti, të ma siguroj largimin për në Turqi. Udhëtimin e bëra me anijen "Skënderbeu", dhe në atë anije, ishte edhe një luftëtar i bandave të antishqiptarit Popoviq dhe veglës së tij E.Hoxha, nga Durrësi i cili quhej Haxhi-Xhik Kacani. Pas një rrugëtimi të gjatë, nga Durrësi në Kostancë, nga Kostanca të Rumanisë, në Izmir të Turqisë, dhe pritjeve të gjata në portet detare, gjatë shkarkimit dhe ngarkimit të anijes, u "miqësuam" me Xhik Kacanin dhe shpesh revokonte kujtime, nga lufta "heroike" e "luftës nacional çlirimtare" të Shqipëris . Ishte e habitëshme, asnjëher nuk revokonte kujtime, për ndonjë luftë kundër gjermanëve, por vetëm kundër "reaksionarëve" shqiptar.
Disa herë e përseriste një veprim luftarak që e kishte zbatuar, pasi që i kishte zënë tre ballista, dhe vazhdonte rrëfimin:
I zura tre ballista, i lidha, i rrafa, i rrafa, i rrafa deri sa u alivanosën. E mora një guri të madhë dhe i godita në kokë. E si kërciste koka e njeriut. Kur i goditja me gurë në kokë, trutë u shkonin anash.
Në pyetjen time, si i mbytëshit gjermanët kur i zishit ?! Vazhdonte rrëfimin Xhik Kacani; po që kishim ne me gjermanin, gjermanin e godiste ushtria e shokut Stalin, në Rusin heroike. Ne e luftonim reaksionin shqiptar !
Poshtërsisht, ashtu si i kishte urdhëruar antishqiptari Popoviq. Siç na argumentonte Xhik Kacani. Reaksionarëve sëpat në kokë. Kur u mungonte sëpata, goditëshin me gurë të madhë në kokë !!!
Gjithësesi duhej zbatuar urdhëri i antishqiptarit Popoviq, reaksionarëve sëpat në kokë.