Koha për ta bërë Uashingtonin funksional

Koha për ta bërë Uashingtonin funksional
  • 20 November 2018 - 08:37

Përvojat e mia të hershme të rritjes me asgjë më kanë mësuar vlerën e punës së vështirë

Askush nuk më ka akuzuar ndonjëherë se jam folës i shkëlqyeshëm. Por, unë jam njeri që bën. Unë e di që mund të bëhet shumëçka nëse punoni me mund - fitorja jonë është dëshmi e mëtejshme për këtë. Tani, është koha për ta bartur këtë fokus në Uashington. Le t'ia nisim punës Para se të bëhesha guvernator i Floridës, isha pronar biznesi. Biznesin tim të parë, një dyqan të vogël petullash, e hapa pak kohë pas shërbimit ushtarak. Në dyqan punonte nëna, derisa unë dhe gruaja ime Ann punonim me orar të plotë dhe vazhdonim edukimin tonë. Derisa karriera ime në biznes vazhdonte, mësova ta vlerësoja me të vërtetë vlerën e punës së vështirë, krijimit të vendeve të punës dhe luftimit për rezultate. Kur vendosa të garoja për postin e guvernatorit, e kisha të qartë që liderët tanë të zgjedhur ishin më të fokusuar në punët e tyre sesa në të ardhmen e familjeve të Floridës dhe nuk do të ulesha dhe do të prisja që ata ta kuptonin këtë, ndërsa banorët e Floridës humbnin punët e tyre, makinat e tyre dhe shtëpitë e tyre. Unë e di se sa shkatërruese kjo mund të jetë për një familje... Mbaj mend shikimin e dhimbjes në fytyrën e babait tim, kur makina jonë e familjes u konfiskua. Jam krenar që krijuam një klimë ku bizneset e Floridës mund të lulëzojnë Përvojat e mia të hershme të rritjes me asgjë më kanë mësuar vlerën e punës së vështirë. Gjithmonë kam hedhur poshtë idenë se qeveria duhet të jetë e ngadaltë dhe joefektive. Qeveria mund të lëvizë me efikasitet dhe qeveria mund të sigurojë rezultate - nëse ka udhëheqësit e duhur. Gjatë tetë viteve të fundit, suksesi i Floridës ka treguar atë që mund të arrijë përmes punës së vështirë - çmimet e shtëpive janë ngritur, kemi paguar shuma masive të borxhit të shtetit, shkalla e krimit është në një nivel të ulët prej 47 vjetësh dhe kemi bërë investime rekord në arsim, transport, mjedis. Jam krenar që krijuam një klimë ku bizneset e Floridës mund të lulëzojnë - dhe ne kemi parë më shumë se 1.6 milionë vende pune të krijuara në shtetin tonë. Tani, votuesit e Floridës kanë folur, dhe unë jam i nderuar që shërbej si senatori i ardhshëm i shtetit tonë dhe e ndaj suksesin e Floridës me të gjithë kombin. Me një sezon të fushatës së nxehtë pas nesh, është koha që udhëheqësit tanë të bashkohen, të përvjelin mëngët e tyre dhe të ndërmarrin diçka për familjet në të gjithë Amerikën. Është koha për ta bërë Uashingtonin të funksionojë. Është koha që të kërkojmë përgjegjësi nga liderët tanë Unë kam prezantuar një plan me 10 pika për ta reformuar Uashingtonin dhe plani fillon me kufizime afatgjate për të hequr qafe politikanët e karrierës. Plani im gjithashtu detyron Senatin të kalojë buxhetet përgjegjëse, në të vërtetë të lexojë projektligjet për të cilat voton dhe i detyron senatorët të shfaqen në punën me orar të plotë si pjesa tjetër e kombit tonë. E di se do të ketë politikanë që do të thonë se kjo nuk mund të bëhet dhe do të ketë anëtarë të Kongresit, të cilët kurrë nuk do të pranojnë të punojnë më shumë - por kjo nuk është arsye për të mos luftuar për atë që është më së miri për familjet amerikane. Është koha që të kërkojmë përgjegjësi nga liderët tanë dhe të luftojmë për t'i dhënë çdo fëmije një shans për ta realizuar ëndrrën amerikane. Plani im "Bëje Uashingtonin që të funksionojë" synon të reformojë mënyrat jofunksionale dhe të lodhura të të menduarit në Uashington dhe të sigurojë që Kongresi në të vërtetë të punojë për familjet anembanë kombit - jo vetëm për politikanët e karrierës në D.C. Askush nuk më ka akuzuar ndonjëherë se jam folës i shkëlqyeshëm. Por, unë jam njeri që bën. Unë e di që mund të bëhet shumëçka nëse punoni me mund - fitorja jonë është dëshmi e mëtejshme për këtë. Tani, është koha për ta bartur këtë fokus në Uashington. Le t'ia nisim punës.

(Kosova Sot)