Kosova padrejtësisht po dënohet nga BE dhe SHBA

Kosova padrejtësisht po dënohet nga BE dhe SHBA
Kosova padrejtësisht po dënohet nga BE dhe SHBA

Muhamet Kelmendi

  • 18 March 2024 - 21:59

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Vendosja e kushteve për t'u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës është në kundërshtim me parimet bazë mbi të cilat vepron Këshilli i Evropës. Kushtet e z Eskobar, të përkrahura nga dyshja e BE, z.Borel dhe z Lajçak, janë të tyre personalisht. Ato nuk kanë të bëjnë me parimet dhe punën me të cilat punon Këshilli i Evropës.

 

Këshilli i Evropës ka gabuar kur i ka pranuar kushtet e tilla të z. Eskobar,z Borel dhe z. Lajçak. Këtej ka përcaktuar, ky këshill z.Bakojani, anëtare e KE-së, për të parë se a i ka plotësuar kushtet Kosova, të cilat u vendosen nga treshja "famë madhe" për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Z. Bakojani, ka deklaruar: "Më 24 hektar patundshmëri, që kaluan në pronësi të Manastirit të Deçanit, nuk janë plotësuar kushtet e vendosura. Kërkohet të ndërtohet edhe Asociacioni, heqja e masës të vendosura për dinarin dhe zgjedhjet në katër komunat veriore (...)". "Janë edhe dy kushte tjera të pa plotësuara". Me këtë raportim të z. Bakojani, Këshilli i Evropës nuk do të pranon Kosovën anëtar të vetë. Deputeti gjerman Michael Roth, ka kritikuar SHBA-në, respektivisht të deleguarin Eskobar, se po i vendos ekstra kushte Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Z.Roth tha: " Kjo qasje e SHBA-ve ndaj Kosovës është e pa balancuar dhe duhet të përfundoj". Më poshtë u shpreh: " Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pa balancuar nga SHBA-të duhet përfundimisht të marr fund". Në këtë anë edhe deputeti tjetër gjerman, Max Lucks, i cili është edhe deputet në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka thënë: " Këshilli i Evropës është institucion i pavarur dhe vendosë në mënyrë të pa varur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sepse Këshilli i Evropës e ka këtë mandat dhe ka fuqi për të vendosur. Këshilli i Evropës është i forte sepse është i pavarur. Ne do të vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës. Themeli i ynë në KE është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimet mizore siç është dënimi me vdekje e që e praktikon SHBA". Dallimet janë të thella. SHBA-të i kanë kushtet e paraqitura. Këto i ka edhe z. Bakojani, e cila në emër të Këshillit të Evropës, ka analizuar kushtet e vendosura për Kosovën. Ne anën tjetër, kemi këta deputete gjermane, që janë për anëtarësim në Këshillin e Evropës të Kosovës. Zyrtarisht u kërkua nga këta dy deputet gjerman që edhe masat e BE të vendosura ndaj Kosovës të largohen, sepse janë të padrejta. Natyrisht se Këshilli i Evropës do të dëgjoj raportuesen Bakojani për kushtet e vendosura ndaj Kosovës. Në Asamble të KE do të ketë raportimi negativ. Po këto forca që kanë vendosur kushte ( shih: asociacionin, dinarin dhe zgjedhjet) për Kosovën, tolerojnë shtetin serb të kërcënoj çdo ditë Kosovën. Serbia është përgjegjëse për agresionin terrorist në Banjskë të Kosovës dhe nuk ka kushte të vendosura as edhe dënime. Serbia nuk u ndëshkua nga BE dhe nga SHBA-të. Z. Eskobar e përmendi rastin, por nuk kërkoj përgjegjësi të shtetit serb. Serbia ka vendosur 47 baza ushtarake dhe militare në kufi me Kosovën. Kërcënon me agresion ushtarak. Kërkon bashkimin e "botës serbe" nëpërmjet okupimit të Kosovës, Republikës serbe dhe Malit të Zi me Serbinë. Nuk ndëshkohet Serbia. As UE dhe as SHBA-të nuk po e ndalin nga marshimi ushtarak okupues. Serbia armatoset nga Rusia dhe Kina. Tolerohet Gjendet Kosova dhe dënohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".