Shtetet terroriste dhe terrorizmi i tyre vetëvrasës i modelit Putin Vuçiq

Shtetet terroriste dhe terrorizmi i tyre vetëvrasës i modelit Putin Vuçiq
Shtetet terroriste dhe terrorizmi i tyre vetëvrasës i modelit Putin Vuçiq

Skender Mulliqi

  • 26 March 2024 - 09:49

 

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Luftimet për të pushtuar këtë shtet sovran shkaktuan shumë viktima të pafajshme .Ndaj këtij sulmi ogurzi të Putinit, Ukraina po mbrohet, dhe në këtë vend po mbrohet paqja në Evropë. Nuk dua ta justifikojë sulmin terrorist në Moskë, por që sigurisht për një akt të tillë fajësohet lufta në Ukrainë dhe populli rus i cili po e lartëson politikën terroriste të Putinit.

-Më shumë se 80 persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë dhe të paktën 120 u plagosën në një sulm terrorist të premten mbrëma në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë. Sipas një dëshmitari okular, pesë sulmuesit filluan të qëllonin para dhe në sallë para fillimit të koncertit. Këtë akt e dënuan shumica e botës demokratike. Edhe Shtëpia e Bardhë shprehu ngushëllimet e saj. Sigurisht së një terrorizëm ushqen terrorizmin tjetër. Që dy vite Rusia e diktatorit Vlladimir Putin hyri në historinë e rrënimit ndaj popullit të Ukrainës. Luftimet për të pushtuar këtë shtet sovran shkaktuan shumë viktima të pafajshme .Ndaj këtij sulmi ogurzi të Putinit, Ukraina po mbrohet, dhe në këtë vend po mbrohet paqja në Evropë. Nuk dua ta justifikojë sulmin terrorist në Moskë, por që sigurisht për një akt të tillë fajësohet lufta në Ukrainë dhe populli rus i cili po e lartëson politikën terroriste të Putinit. Kjo është arsyeja pse adhurimi i këtyre figurave të rreme në fushën e politikës, po manifestohet më fort në brohoritjen e këtyre udhëheqësve . Një udhëheqës tjetër terroristë në Ballkan ishte Millosheviqi, dhe tash është Vuçiqi. Na kujtohet tubimi i madh në Gazimestan në vitin 1989 , në festimin e Betejës në Kosovë , ku Millosheviqii brohoriti me entuziazëm shovinizmit serbomadh për luftë .Ajo brohoritje solli mijëra viktima në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar dhe shkatërrime të mëdha. Dhe ,nuk ka dyshimin së daullet luftës jehojnë kudo me të njëjtin ritëm. Kjo frymë millosheviqiane po përshkon edhe luftën në Ukrainë. Rusia po thyen rekorde në krimet e agresionit dhe krimet e luftës. Çfarë mesazhi iu dërgua shtrohet pyetja terrorizmit dhe terroristëve tjerë në botë? Sigurisht së përcolli mesazhe nxitëse të terroristëve, për të vra njerëz të pafajshme. Ka të gjitha mundësitë që në periudhën e ardhshme Rusia të shpallet shtet terrorist . Shpallja e Rusisë si shtet terrorist do të degradojë ndjeshëm besueshmërinë ndërkombëtare që është tronditur në këtë mënyrë. Por, kur jemi këtu kemi edhe në krye të Serbisë një regjim terrorist, i cili duhet të izolohet nga bota demokratike. Pas aktit në Moskë, Vuçiqi urgjentisht thirri tubimin e Këshillit Kombëtar, së e dinë mirë së çka ka bërë Serbia në vitet e 90-ta, ku pjesëmarrës ishte edhe vet. Dhe, ky njeri nuk po heq dorë nga aktet terroriste,as në kushtet e brishta të paqes, siç ishte akti terroristë në Banjskë ku mbeti i vrarë një pjastër i policie të Kosovës , dhe siç po kërcënon në mënyrë permanente për ndërhyrje ushtarake në Kosovë ,Malin e Zi dhe BH, më logjikën terroriste për vrasjen dhe zhdukjen e popujve të tjerë në rajon. Terrorizimi i përmasës më të vogël ose të madhe mbetet terrorizëm, e sigurisht së më i rrezikshëm është terrorizmi shtetëror sepse sjellë viktima shumë të mëdha në njerëz dhe sjellë shkatërrime të mëdha edhe të të mirave materiale. Bota demokratike, pas çdo akti terrorist, lutët që mos të përsëritën më aktet e tilla shumë të ulëta dhe të liga, të cilat të këqija të mëdha po i sjellin njerëzimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".