Serbia e Vuçiqit nuk po ndryshon, po vazhdon me kultivimin e politikes nacionaliste brutale amanet prej ish shefit të tij Sllobodan Millosheviqit

Serbia e Vuçiqit nuk po ndryshon, po vazhdon me kultivimin e politikes nacionaliste brutale amanet prej ish shefit të tij Sllobodan Millosheviqit
Serbia e Vuçiqit nuk po ndryshon, po vazhdon me kultivimin e politikes nacionaliste brutale amanet prej ish shefit të tij Sllobodan Millosheviqit

Skender Mulliqi

  • 29 March 2024 - 13:26

Shkruan: ANALISTI- Skënder MULLIQI

Serbia e Vuçiqit, sikur politikat e mëparshme, kanë futur në shërbim gjithë makinerinë propagandistike, si urrejtje patologjike ndaj çdo gjëje shqiptare. Vuçiqi shqiptarët i konsideron armiq të përjetshëm. Është trishtuese dhe e çuditshme për këtë shekull së serbët janë orientuar të zhvillojnë politika të një kulture autoritare, mizogjene, të neveritshme militariste, dhe e gjithë kjo në shërbim të tendencës për të prodhuar psikozë lufte në Ballkan. Serbia jo që i ka harruar viktimat e saja të luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, por ajo pikërisht po e mbështet politikën e saj për viktima të reja .Vuçiq viktimat i ka ndarë sipas përkatësisë etnike. Ata janë shqiptarët, të cilët serbet historikisht i kanë shndërruar dhe konsideruar viktima të nacionalizmit të tyre serbomadh. Hapën shumë varre masive gjithandej në Bosnje dhe në Kosovë, madje varre u gjenden edhe nën kishat ortodokse serbe. Kisha serbe siç e kam thënë shpesh në shkrimet e mia, e ushqyen dhe nxitë nacionalizmin, nxitën luftën dhe viktimat e saja. E kaluara e saj është e errët siç edhe ka mbetur edhe në këtë fillim shekull. Në vend të tolerancës fetare, po kultivojnë urrejtjen, po kultivojnë propagandën nacionaliste brutale si në vitet 1990. Të gjithë popujt demokratike në Evropë dënojnë krime të tilla brutale, të shkaktuara nga regjimi i kriminal i Millosheviqit, ku edhe presidenti serbe Vuçiq, ishte pjesë e saj. Këta këto përvjetorë të vuajtjeve të shqiptarëve dhe mysilimanëve në Bosnje, po i shohin më përbuzje. Ata po i glorifikojnë të gjitha formacionet e tyre ushtarake dhe kriminelëve të tyre. Rrallë kush sot në Serbi i përmend këto viktima te luftës, e askush nuk i përmend kriminelet e tyre. Tani imagjinoni sa shumë propagandohet në fjalimet e përfaqësuesve politikë dhe përfaqësueseve fetar në ceremonitë e ndryshme. Po shohim retorikën e qartë nacionaliste luftënxitëse edhe të liderëve fetar serbë që t’i motivojnë gjeneratat e reja për konflikte të reja më shqiptarët. Dhe, këta janë serbet, mendoj këtu shumica, më të cilët po insiston Evropa që të arrihet paqja e përhershme në rajon. Me duket së është mashtrim i madh të mendohet së më garniturën kompletë politike të kohës së Millosheviqit, mund të bisedohet për çfarëdo paqe. Kjo i ngjanë thënies se të bisedojmë çka bisedojmë e livadhi na takon neve. Më këtë platformë të nacionalizmit serbomadh Vuçiqi është edhe duke i zhvilluar bisedimet më palën e Kosovës. Dhe, natyrisht së një platformë të tillë shoviniste e pushtuese, nuk do ta pranojnë ti të nënshtrohen kurrë shqiptarët dhe Albin Kurti si përfaqësues i yni në këto bisedime tashme të cilat po duken absurde. Shqiptarët askujt s’po i bëjnë sherr në rajon, po mbrojnë dinjitetin kombëtar dhe shtetin e ri të Kosovës. Është e nevojshme ti jepet fund propagandës së përgjakshme nacionaliste, që mos të lejohet të përsëritët e njëjta fatkeqësi në Ballkan, që shumë po e dëshirojnë Putin dhe Vuçiq. Tu prehet rruga këtyre terroristëve edhe më forcë nëse është e nevojshme nga Evropa dhe Amerika, në tentimin për realizimin e ideve megalomane fashiste për “botën serbe” dhe për “botën ruse”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".