Të gjithë në protestë për të mbrojtur vendin nga kusarët dhe kuislingët

Të gjithë në protestë për të mbrojtur vendin nga kusarët dhe kuislingët
  • 09 February 2016 - 10:29

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Orët janë të numëruara, sepse po fillon Gjykata Speciale

Me rëndësi është të shporret Qeveria mafioze kuislinge dhe pastaj populli t´i zgjedhë të merituarit, jo hajnat, banditët, mafiozët

*Kosova ka rastin që t´i bjerë shuplakë me votën e lirë të gjithë këtyre zagarëve dhe langonjve në pushtet dhe kapove të partive politike, që të gjithë pa dallim janë hajna me pasuri të paligjshme, që deri dje ecnin pa brekë dhe me çizme gome deri në gjunjë të Beligradit.

*Hashim Thaçin do ta gjykojë rëndë historia për martesën me titistin

*More, ju burra e gra të vendit tim, ku keni parë ju në tërë botën demokratike edhe atje ku nuk zotëron ligji, që në pushtet të jenë njerëzit me procedura penale, për krim të organizuar, për hajni, me nga 100 kallëzime penale dhe vazhdojnë të na udhëheqin vendin!? Ku?

Kuislingët shitën vendin, sollën sërish gjakësorët serbo-çetnikë në Kosovë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet

Kësaj radhe sebep i këtij shkrimi u bë vendosmëria e qeveritarëve të vendosur të Kroacisë, që ndaloi vizitën e kryetarit, çetnikut Nikoliq. Me thënien "STOP" nga Kroacia, për kriminelin serb Nikoliq, nuk bëri gek e mek as Evropa dhe as Serbia fashiste. Le të provojë dhe të hedhë vetëm një hap në tokën "ustashe" dhe shikoni se çka po e gjen. Këta gjakësorë serbo-çetnikë janë mësuar me langonjtë dhe zagarët e Qeverisë së Kosovës, që hynë e dalin pa therë në këmbë dhe pushojnë nga dy-tri net në hotelin e Arkanit "Serbia" dhe vijnë jo vetëm në çerdhen fashiste në Mitrovicën veriore, por, sillen sallamadi , në Gjakovë, në Deçan, në Prishtinë, në Prizren, nëpër kisha, sjellin trobojnicën e Rankoviqit e të Drazh Mihajlit dhe zagarët në pushtet të udhëhequr nga Isa Mustafa dhe të tjerët aty rrotull, tregohen gojëmbyllur. Por, dallimi është se kurvat shesin trupin, ndërkaq, këta në qeveri për interesa të tyre personale shesin edhe trupin edhe vendin, sikurse e shitën dhe bile thonë se nuk kthehet më ajo punë. Merreni me mend!

Dihet botërisht se kjo qeveri e turpit nuk ka dalë nga vota e lirë e popullit të Kosovës. Kjo qeveri e maskarhanësh ka dalë nga pazari i nëntokës e mafiozëve kriminelë të ish-titistëve dhe udbashëve. U bënë bashkë zagarët e deridjeshëm të gjakësorëve serbo-çetnikë dhe banditëve që tradhtuan dhe shkelën gjakun e dëshmorëve të kombit... Kjo bandë mafioze hajdutësh e vagabondësh Kosovën e lanë gjashtë muaj pa institucione vetëm e vetëm që kishin hallin e ndarjes së pazareve se kush po merr më shumë hise... Banditët që deri dje nuk kishin gomar në shtëpi, më falni magar se këta banditë nuk e kuptojnë fjalën gomar, por magar, brenda natës u bënë multimilionerë. Duke vjedhur deri në palcë pasurinë e Kosovës, e sakatosën duke ia thyer gjymtyrët. Këta vagabondë shkuar vagabondëve e vodhën Kosovën pa mëshirë, si dikur serbianët, që me pasurinë e Kosovës është ndërtuar Beogradi i ri... Ç´është e vërteta, faj të madh në këtë argatllëk dhe hyzmet kanë edhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Albin Kurti dhe disa zagarë më të vegjël aty rrotull. Dorën në zemër duhet hequr kapelën për trimërinë që kanë treguar për këtë liri që po e gëzojmë ne sot, por, mjerisht janë të papjekur politikisht si kungujt e Banatës. Politikisht këta kuptojnë tamam si kupton magari në muzikën e Bethovenit. Merreni me mend sa kokëderra ishin se i besuan një titisti si Isa Mustafa. Nuk ia vunë fare gishtin kokës dhe të mendonin se a i besohet këtij këlyshi të Rrahman Morinës!? Jo vetëm që i besuan, por publikisht putheshin si rrospitë rumune e serbe. Kur i la Isa, atëherë këta filluan të lehin. Lehnin po jo sertë, kanë lehur në të vajtuar, sepse nuk u ra hise për të vjedhur Kosovën. Janë dëshmuar publikisht dhe shihet ashiqare se janë hajna të pangopur. Dhe, ç'kërkojnë tani këta edepsëzë? Hamamin e hyrës. Shporruni more lapangjozë! Isa Mustafa, u lëpi me bandën dhe banditët që shkelen gjakun e dëshmorëve të kombit, të prirë nga Hashim Thaçi. Jemi dëshmitarë të kohës se këta banditë dhe hajdutë u shanë para zgjedhjeve jo vetëm kah baba e kah nëna, por u shanë edhe kah gratë. Një sqarim për ata shqiptarë që kanë jetuar jashtë Jugosllavisë Titiste: Titistëve shaja edhe shtratin e dashurisë mos u frikoni, vetëm mos gaboni t´ia shani vetëm Titon. Eh, atëherë ndryshe është hesapi!

Duhet bërë çmos që sa më parë të ikë kjo Qeveri kuislinge

Duhet lëvizur gur e dru që për të shpëtuar vendin nga kuislingët, duhet të ngrihet i tërë populli për ta dërguar në theqafje  kuislingët, udbashët, tradhtarët që deri dje dezertuan dhe shanë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dale-dale orët janë të numëruara se me Gjykatën Speciale do të dalë gjizë, do të zbulohen se kush janë dëshmitarët dhe do shihni se çka do të bëhet hallakamë. Kjo qeveri doemos duhet të ikë me turp nga vendi, por jo me dhunë. Duhet pasur kujdes se ata që shkaktojnë dhunë, të sulmojnë policinë, pronën shtetërore, mund të jenë të paguar nga serbianët, i ndërsen Qeveria kuislinge si element turbullues dhe do na qesin marre të zezë para botës. Dhe, pastaj t´i fërkojnë duart  kuislingët dhe Serbia fashiste. Nuk duhet t´i jepet rasti i fundit në këtë drejtim...

I Madhi Sami Frashëri ka thënë me një aforizëm: "Për me dijt se kush je, më trego me kë rrish". Ne si popull nuk guxojmë edhe një minutë të rrimë dhe të na qeverisë kjo bandë mafioze e nëntokës dhe hajdutësh. Personalisht, nuk mund të rri rehat se si mund të flasin dhe të bëjnë marrëveshje me Serbinë në dëm të Kosovës, në dëm të kësaj toke të Arbrit që na la ZOTI hise? Po ia zë edhe për të madhe edhe disa "analistëve" që tani bëjnë zhurmë si gomari në asnjë vakt. Ku ishit deri sot? Përse e futët bishtin ndër vegë? Para se të zgjidhej ky edepsëz serb, Isa Mustafa, kam shkruar shumë për këtë këlysh dhe kopil të Titos që i ka shërbyer edhe bandës së Rrahmanzinjve, që në kohën e tyre shqiptarët u vranë, u prenë, u therën me hanxhar, humbën pa shenjë e nishan... Në qoftë se është ngrenë pitja, tepsia është në vend, thuhet nga anët tona, në krahinën e Lumës heroike, ndaj për të vërtetuar klikoni në 'Google' dhe shikoni shkrimet e mia në çfarë kohe kam shkruar për këtë Isa Mustafën... Dhe, shpeshherë në fund të shkrimit kam shkruar mbaje mend këtë shkrim!

Po si mund të heshtim more burra e ju gra që  në krye të Qeverisë të jetë, Isa TOPUZI!?

Isa Mustafa, në biografinë e tij e paska harruar se ka qenë në shërbim të kasapëve që kanë bërë kasaphane në Kosovë. Ky njeri i Titos, Isa Mustafa, u ka shërbyer gjakësorëve të nipave të Drazh Mihajlit. Dhe, në qoftë se nuk është kështu që po them, le të bëhet burrë dhe të rrëfehet kundër meje. Isa Mustafa është ai që në kohën e Serbosllavisë ka sharë shqiptarët në çdo tre rreshta dhe nuk i ka lënë të mendojnë si kanë dëshirë, edhe pse njeriu është një qenie e lirë. Nuk je hajdut në pikë të errësirës, por je HAJN në pikë të ditës me diell. Dhe kur populli ju kapi si rrospi burrë, u tërhoqët nga tenderi me yt bir si qeni kur fut bishtin nën vegë. Shpeshherë kam shkruar dhe sërish po e përsëris se për të gjitha shkrimet që i shkruaj dhe që i them unë Reshat BadallajZhuriani, mbaj përgjegjësi morale dhe penale. Jetoj në planetin tokë dhe jo në ndonjë planet tjetër, që të mos i përgjigjem drejtësisë... -Dhe, në këtë rast mund të bëjë edhe derëziu, Isa Mustafa, që po i çoj fjalë, këtij surrati të Putinit rus. I paudhi, shkoftlargu, Isa Mustafa, i cili është përgjegjësi i të gjitha mynxyrave në Kosovë dhe i cili ka mbajtur medalje deri në kërthizë nga kriminelët antishqiptarë Josip Broz Tito, Slobodan Milosheviqi dhe Rrahman Morina, me dërdëllitjet e tij të mendjes së sëmurë, këtyre ditëve është dalldisur dhe leh prapë e mbarë, pa kulturë dhe fije kontrolli dhe fshihet si kurva pas gardhit të mos dalë në Kuvend për të dhënë sqarime që bëri marrëveshjen me kumbarët e tij serbian...