Georgina solli në jetë fëmijën e dytë me futbollistin, por kush janë nënat e tre fëmijëve të tjerë të Ronaldos?
Cristiano Ronaldo para dy ditësh u përball me një tragjedi në jetën e tij.
Njëri nga binjakët nuk arriti të mbijetojë gjatë lindjes duke shkaktuar dhimbje të madhe te futbollisti dhe familja e tij.
Vajza që erdhi në jetë pa binjakun e saj, është fëmija i pestë për Ronaldon dhe i dyti për Georginën.
Jeta private e yllit të futbollit dhe e fëmijëve të tij e ka një histori në vete.
Fëmijët tjerë të portugezit janë: Cristiano Jr, Eva, Mateo e Alana, derisa për vajzën e porsalindur nuk ka ende informata se si do të quhet.
Cristiano Jr. është më i madhi prej tyre.
Ai është 12 vjeç dhe tashmë është pjesë e ekipit të të rinjve të Manchester United, ku po shkëlqen dhe po shënon gola, duke festuar në stilin e babait të tij.
Fëmija i parë i Ronaldos është lindur më 4 korrik 2010 në shtetin e Kalifornisë përmes një shtatzënie surrogate (nëna surrogate është ajo nënë e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë në mitrën e saj për një person tjetër).
Identiteti i nënës është konfidencial pasi ylli portugez ishte marrë vesh me të që të mbante gjithçka të fshehtë dhe në besim, përveç që në kujdestarinë e saj të mbetet Cristiano Jr.
Pas lindjes së djalit të parë, më 2017 Ronaldo u bë prapë baba përmes procesit të njëjtë artificial dhe këtë radhë erdhën në jetë binjakët Eva dhe Mateo.
Identiteti i nënës nuk është zbuluar dhe edhe ata janë lënë në përkujdesje të ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit.
Gjatë të njëjtit vit dhe derisa ishte në lidhje me Georgina Rodriguez për më shumë se një vit, Cristiano Ronaldo e kishte zyrtarizuar lajmin se e dashura e tij ishte shtatzënë
Në nëntor të po atij viti (2017), ishte lindur vajza e tyre Alana, të cilën e kishte prezantuar CR7 përmes një “selfie” së bashku me nënën e saj, Georgina dhe engjëllushen e vogël.
(Kosova Sot Online)