Ja pse një burrë u hodh nga kulla Eifel me parashutë

  • A.P /
  • 18 August 2023 - 17:23
Ja pse një burrë u hodh nga kulla Eifel me parashutë

Një burrë që u hodh me parashutë nga Kulla Eifel sot u arrestua sapo u ul aty pranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një alpinist me përvojë ka hyrë në kullë pak pas orës 5, shumë përpara hapjes së atraksionit turistik. Rojet e panë shpejt, por ai arriti të ngjitej në majë para se ta ndalonin.

Pasi ka arritur në majën e Kullës Eifel, e cila është 330 metra e lartë, ai është kërcyer dhe kur ka zbritur është arrestuar pasi sipas policisë ka vënë në rrezik jetën e të tjerëve.

“Veprime të tilla të papërgjegjshme i vënë në rrezik njerëzit që punojnë në ose nën kullë”, thuhet në uebfaqen e Kullës Eiffel.

Për shkak të ngjarjes është vonuar hapja e atraksionit turistik, ndërsa ndaj kërcyesit është bërë kallëzim penal. Në vitin 2022, 5.9 milionë turistë vizituan Kullën Eifel.

(Kosova Sot Online)