Ngjarje e rëndë në këtë vend: 16 anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur brenda shtëpisë

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 12:31
Ngjarje e rëndë në këtë vend: 16 anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur brenda shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Jug të Haitit, ku të paktën 16 anëtarë të së njëjtës familje, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, tha një zyrtar lokal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat në vend, vunë në dukje se ngjarja ndodhi një ditë pasi familja mori pjesë në një funeral.

Viktimat u gjetën në një shtëpi në qytetin Seguin, që ndodhet rreth 50 kilometra në Jug të kryeqytetit Port-au-Prince.

Shkaqet e vdekjes së 16 personave ende nuk dihen.

Policia dhe mjekësia ligjore, kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin.

Viktimat nuk duket të jenë të lidhura me aktivitetin e b*ndave të armatosura, që janë forcuar vitet e fundit, pjesërisht falë parave që fitojnë përmes zhvatjes ose rrëmbimit.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, vetëm vitin e kaluar, veprimet e këtyre bandave shkaktuan 5 mijë viktima.

(Kosova Sot Online)

 


Mimoza Kusari: Është fatkeqësi që në Kuvend s'po kalon kodi civil për komunitetin LGBTQI

Deputetja dhe shefja e GP të Vetëvendosjes në emisonin "Show i së Premtës" me Adelina Ismailin,  ndër të tjera ka deklaruar se është fatkeqësi që s'kalon kodi, jo vetëm për komunitetin LGBTQI por edhe për faktin se kodi civil i ka diku 1570 nene ndërsa vetëm dy nene janë që lejojnë bashkësinë familjare të personave të gjinisë së njejtë ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me të drejtat e gruas, e fëmijëve, të trashëgimisë etj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Egzistojnë një kategori personash, përfshirë edhe në Kuvendin e Kosovës që krejt këto i bëjnë hallall me i sakrifiku vetëm mos me ju lënë të drejtën elementare komunitetit LGBTI për me pasë të drejtën e bashkësisë martesore dhe jo martesën pasi nuk është rregulluar në atë versionin që e kanë sjellur në Kuvend në vitin 2021 por në një formë e kanë rritur deri në atë masë saqë me qdo kusht duhet me e ndalë", ka theksuar ajo.


Pyetjes: Në Kuvend nuk ka kalu ligji për kodin civil, po më intereson mendimi juaj për komunitetin LGBTQI?

Mimoza Kusari i është përgjigjur: "Unë mendoj që së pari është fatkeqësi që s'kalon kodi, jo vetëm për komunitetin LGBTQI por edhe për faktin se kodi civil i ka diku 1570 nene ndërsa vetëm dy nene janë që lejojnë bashkësinë familjare të personave të gjinisë së njejtë ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me të drejtat e gruas, e fëmijëve, të trashëgimisë etj. Egzistojnë një kategori personash, përfshirë edhe në Kuvendin e Kosovës që krejt këto i bëjnë hallall me i sakrifiku vetëm mos me ju lënë të drejtën elementare komunitetit LGBTI për me pasë të drejtën e bashkësisë martesore dhe jo martesën pasi nuk është rregulluar në atë versionin që e kanë sjellur në Kuvend në vitin 2021 por në një formë e kanë rritur deri në atë masë saqë me qdo kusht duhet me e ndalë. E drejta e secilit është e pacënueshme, ne nuk guxojmë si shoqëri me  e pasë një kategori të njerëzve të cilët lindin, jetojnë dhe ndihen asisoj, me u ndje të privuar e të linquar e mos të ndihen se e kanë të drejtën elementare njerëzore. Fatmirësisht ka progres në shoqëri në pranimin e komunitetit dhe vërehet se ka më shumë që dalin publikisht. Në një statistikë të përgjitshme thuhet se 8 deri 10 % të së cilës popullësi i përkasin komunitetit LGBTI". 

Në vijim mund ta ndiqni emisionin e plotë "Show i së Premtës" me Adelina Ismailin i cili po pëlqehet nga audienca.