Urime 21 qershori - Dita Ndërkombëtare e muzikës

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 15:02
Urime 21 qershori - Dita Ndërkombëtare e muzikës

Sot është dita ndërkombëtare e muzikës, respektivisht 40 vjetori i kësaj feste që u shënua nga Jack Lang , ish- Ministër i Kulturës i Francës. Festa e parë u shënua në Francë dhe që atëherë kjo ditë është kthyer në një fenomen ndërkombëtar që festohet në të gjithë botën, në të njëjtën ditë, në më shumë se 460 qytete në 110 vende përfshirë Francë, Gjermani, Itali, Egjipt, Siri, Marok, Afrikë e Jugut, Australi, Vietnam, Kongo, Kamerun, Mauritius, Fizhi, Kolumbi, Kili, Nepal, Japonia. Ansambli Nacional ka arsye shtesë për të uruar këtë ditë duke kujtuar se sot mbushen dy vite nga përzgjedhja e instrumentistëve, këngëtarëve dhe vallëtarëve të parë të ansamblit!

Për dy vite ansambli është rritur artistikisht dhe në numër! Edhe pse të përballur me kohë të rëndë institucioni arriti të funksionojë dhe si rezultat i një pune të pandërprerë sot në arkivën e tij numërohen 11 koncerte vjetore (nëntor 2019- nëntor 2020), 3 koncerte autoriale 2020 (“Musa Piperkun”, “Lorenc Antonin” e “Trio Zajazin” ) 7 valle, tre pjesëmarrje jashtë vendit: Mal i Zi,Kosovë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (mars 2020- mars2021), dhjetra prezantime në media, dhjetra prezantime online, reportazhe televizive si dhe takime e vizita të rëndësishme nga personalitete të ndryshme.

Këtë vit, ansambli arriti të ketë adresën e vet zyrtare që është një hap i madh në ecjen tonë institucionale! Rrugëtimi vazhdon me punë, përgjegjësi drejt ngritjes së muzikës shpirtërore dhe autoktone në nivelet që e kemi obligim profesional duke u udhëhequr nga thënia e dijetarëve se “ jeta është një këngë melodinë e së cilës e krijojmë secili nga ne andaj të kontribojmë të gjithë që kjo melodi të jetë sa më e bukur” Me këtë porosi Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV iu uron të gjithë muzicientëve dhe mbarë njerëzimit ditën ndëkombëtare të muzikës sepse jeta pa muzikë do të ishte shumë e varfër. Meqenëse historikisht vërtetohet se arti muzikor ka lindur, është zhvilluar dhe evoluon bashkë me njerëzimin po e përmbyllin këtë urim të ditës me thënien e famshme “Viva la musica”

Drejtori i ansamblit - Shkodran Tolaj

(Kosova Sot Online)