Në Kosovë për herë të parë u prezantua festivali i 59-të i Shkodrës në kuadër të edicionit të VII- të të festivalit “Ardhmëria” në Deçan

  • A.P /
  • 19 December 2021 - 15:02
Në Kosovë për  herë të parë u prezantua festivali i 59-të i Shkodrës në kuadër të edicionit të VII- të të festivalit “Ardhmëria” në Deçan

Të shtunën me datë 18.12.2021 Pallati i Kulturës në Deçan përkundër ngjarjeve tragjike që ndodhën së fundmi arriti ta rikthejë fuqishëm një aktivitet të rëndësishëm që krijon ura bashkëpunimi kulturor në mes Deçanit e Shkodrës. Kështu në edicionin e VII- të “Ardhmëria” me mbështetjen e kryetarit z.Bashkim Ramosaj për herë të parë erdhi festivali më i vjetër shqiptar, ai i Shkodrës.

Image

Drejtori i festivalit z.Shkodran Tolaj kishte vendosur që këtë edicion ta kalojë në një natë speciale dhe tërësisht dedikuar maestro Kujtim Alisë! Shumë emicione u krijuan me fillimin e programit kur me një poezi Flutura Lokaj kujtoi të gjithë njerëzit që humbi Deçani kohën e fundit. Më pas në videoprojektor u shpalos figura e maestro Kujtim Alisë i cili 35 vite drejtori festivalit më të vjetër në trojet tona atë të fëmijëve në Shkodër! Në shenjë nderimi u ngrit e tërë salla në këmbë kurse kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj ndau mirënjohje post mortum për punën e jashtëzakonshme dhe personalitetin e rrallë të mjeshtrit të madhe Kujtim Alija!

Kryetari Ramosaj foli për rëndësinë e festivalit duke iu dëshiruar mirëseardhje artistëve nga Shkodra. Më pas u shpalosën 16 këngë të cilat sollën elemente të larmishme nga bota e fëmijëve të cilat u interpretuan “live” nga fëmijët. Veçoria e prograit ishte prezantimi i krijimtariaë nga autorët më të mirë shqiptar si Edmon Zhulali, Erjona Rushiti, Enis Mullai, Bardhyl Hysa, Ylli Kalaja, Shkodran Tolaj, Alfred Kaçinari etj. Ideja e rrugëtimit të festivalit të Shkodrës ishte shpalosur në një tryezë të organizuar pak muaj para se të ndërronte jetë maestro Kujtim Alija! Shkodran Tolaj dha mirënjohje për Qendrën Kulturore të fëmijeve në Shkodër që mbetet udhërrëfyese për shumë qendra të tjera në edukimin dhe kultivimin e këngës tek fëmijët. Me këtë rast Bardhyl Hysa përshëndeti dhe falemnderoi në emër të familjes. Festivalin e moderoi i njohuri Avni Qahili kurse dirigjent ishte Emir Zoga. Festivali “Ardhmëria” edicioni i 7- të për herë të parë solli festivalin e Shkodrës në Kosovë dhe pikërisht në Deçan fal punës, ideve, përkushtimit të jashtëzakonshëm tash e sa vite duke arritur të rangohet ndër festivalet më të mirët në rajon .

Image

Si pikë përshëndetëse ishte një valle nga Ansambli i Deçanit përgatitur nga Genc Tetaj që shpalosi veshjet, ritmet dhe traditat e Dukagjinit. Në fund Besiana Mehmedi falemnderoi Komunën e Deçanit duke ftuar dy drejoreshat në skenë: Bruna Lleshin nga Bashkia Shkodër dhe Leonora Ukëhajdaraj nga Komuna e Deçanit e cila ishte angazhuar maksimalisht për këtë edicion. Ajo sē bashku me të gjithë fëmijë interpretoi “ E duam lumturinë” si mesazh që e ardhmja jonë është lumturia dhe kultura që ne i japim fëmijëve.

(Kosova Sot Online)