Mirëserdhe Ramazan t'i e gëzon çdo mysliman që 1 vjet malli m'ka marr në mbrëmje me ba Iftar

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 15:42
Mirëserdhe Ramazan t'i e gëzon çdo mysliman që 1 vjet malli m'ka marr në mbrëmje me ba Iftar

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe gjithandej botës sot zyrtarisht hyjnë në muajin Ramazan, i cili sipas kalendarit hënor zgjatë 30 ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ramazani është muaji më i theksuar në fenë Islame, gjatë të cilit myslimanët përmbahen nga ngrënia dhe pirja nga lindja e diellit deri në perëndim.

Sipas besimit islam, Ramazani shënon muajin kur libri i shenjtë Kurani iu shpall Profetit Muhamed më shumë se 1.400 vjet më parë.

Fillimi i muajit përcaktohet nga shikimi i gjysmëhënës, e cila shënon fillimin e muajit hënor islamik. Bota myslimane mbështetet në dëshmitë e shikuesve të hënës për të përcaktuar fillimin e Ramazanit.

Këtë vit, dita e parë e agjërimit është e hëne, më 11 mars 2024.

(Kosova Sot Online)