k

  • 25 May 2026 - 08:05
k

Përshendetje i nderuar, uroj të jeni mirë dhe të gjeni kohë të përgjigjeni lidhur me këtë temë...

Si e vlerësoni vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e pagesave të njëhershme prej 100 eurosh për kategori të ndryshme qytetarësh në prag të zgjedhjeve  të 7 Qershorit dhe cili është ndikimi i mundshëm politik i këtij vendimi?

A janë koorrekte argumentet kryesore të liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe organizatës Demokracia në Veprim lidhur me shkeljet e mundshme ligjore dhe keqpërdorimin e resurseve publike gjatë periudhës zgjedhore?

Sa mund të ndikojnë vendimet e qeverisë në detyrë për ndarjen e fondeve në konkurrencën politike dhe barazinë e garës zgjedhore në Kosovë?

 

 

Në prag të zgjedhjeve të 7 Qershorit 2026 në Kosovë, kryeministri në detyre Albin Kurti  ka njoftuar se ka marrë vendim t’ua ndaj nga 100 euro pensionostëve, nga 100 fëmijëve derisa nga 500 për nënat lehona, të cilat tha se do të ekzekutohet në fillim të javës që vjen.

Kurti tha se pensionistët dhe fëmijët nuk do të kenë nevojë për aplikim.

Ndërsa studentët aktivë dhe punonjësit e sektorit jo publikë të cilëve po ashtu do t’u ndahen 100 euro tha se duhet të aplikojnë për t’i marrë.

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për disa kategori qytetarësh në Kosovë.

Në reagimin e tij, Abdixhiku e ka cilësuar këtë masë si të motivuar politikisht, duke shtuar se synon ndikim elektoral në prag të zhvillimeve politike.

Sipas tij, vendime të tilla nuk adresojnë problemet reale të qytetarëve, por shërbejnë si mjete për ruajtjen e pushtetit.

“Blerje votash, propagandë. fyerje, ofendime, kriza të njëpasnjëshme. Çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet. Asnjë ide. Asnjë projekt. Asnjë punë. Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit”, shkruaan ai.

Abdixhiku ka theksuar se vendi ka nevojë për një qasje krejt tjetër qeverisëse, ku mbështetja për qytetarët, rritja e mirëqenies dhe zhvillimi ekonomik të mos shihen si masa afatshkurtra elektorale, por si politika të qëndrueshme shtetërore.

Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër gjendjen socio-ekonomike në vend, duke thënë se qytetarët nuk duhet të trajtohen si objekt i përfitimeve politike dhe se Kosova ka nevojë për “një kapitull të ri” në qeverisje, me fokus në paga dinjitoze, investime dhe zhvillim afatgjatë.

“Kosovës i duhet një kapitull i ri. Një kapitull ku politikanët nuk kujtohen për qytetarët vetëm në prag zgjedhjesh. Ku mirëqenia nuk shpërndahet si favor elektoral, por ndërtohet si politikë e përhershme shtetërore. Ku pagat e dinjitetshme, mbështetja për familjet, zhvillimi ekonomik, investimet e mëdha e kujdesi për qytetarin nuk janë mjete për votë, por detyrim i Republikës. I një Republike që zhvillohet e s’pranoj të jetë në fund të Evropës!”

 

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve pak kohë para zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si shkelje ligjore dhe keqpërdorim të resurseve publike në periudhë zgjedhore.

Sipas DnV-së, shpërndarja e këtyre mjeteve financiare ndikon drejtpërdrejt në ambientin zgjedhor dhe cenon barazinë e garës politike, duke krijuar avantazh të padrejtë për subjektin politik në pushtet.

Organizata thekson se legjislacioni zgjedhor ndalon përdorimin e resurseve publike për qëllime që mund të ndikojnë në vullnetin e votuesve, përfshirë buxhetin e shtetit, infrastrukturën dhe administratën publike gjatë fushatës zgjedhore.