Donika Gërvalla pjesë e listës për deputete, ja pozita e lartë që e pret nëse LDK fiton zgjedhjet

  • 03 September 2019 - 18:46
Donika Gërvalla pjesë e listës për deputete, ja pozita e lartë që e pret nëse LDK fiton zgjedhjet

Partitë politike janë në fazën e përgatitjes së listave me emrat e personave që do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani nuk ka publikuar asnjë listë, por janë publikuar disa emra që janë propozuar nga degët e ndryshme të LDK-së, e ku më pas kryesia e LDK-së pritet te vendosë për listën përfundimtare.

E “Kosova Sot Online”, nga burimet brenda LDK-së ka mësuar se pjesë e listës për deputete do të jetë edhe vajza e heroit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, e cila ishte tërhequr kohë më parë nga LDK. 

Poashtu, këto burime të “Kosova Sot Online” thonë se, nëse LDK do të dalë fituese e zgjedhjeve dhe formon qeverinë, atëherë Donika Gërvalla pritet të marr postin e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kujtojmë se partitë politike kanë kohë deri më 6 shtator që t’i dorëzojnë në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

(Kosova Sot Online)