Lajmi i fundit: Vritet 23-vjeçari dhe plagoset një tjetër, ja emri

  • 13 December 2019 - 19:54
Lajmi  i fundit: Vritet 23-vjeçari dhe plagoset një tjetër, ja emri

Një 23-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një atentati me armë që i bënë në Peqin.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Përparim.

Viktima është identifikuar si Andi Zylyfi.  

Ai u dërgua në spital por fill më pas mjekët shpallën vdekjen e tij dhe deklaruan se i riu kishte ardhur pa shenja jete.

Drejt viktimës dhe të plagosurit dyshohet se është qëlluar nga persona që ndodheshin brenda një automjeti në ecje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për hetimin e shkaqeve të ngjarjes.

Policia Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me arme zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A. Z., rreth 23 vjeç dhe A. U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A. Z., ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(Kosova Sot Online)