Policia arreston 12 persona që nuk respektuan masat anti-COVID të qeverisë

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 11:15
Policia arreston 12 persona që nuk respektuan masat anti-COVID të qeverisë

Policia e Kosovës nuk po tregohet aspak tolerante ndaj qytetarëve që nuk po i respektojnë masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, 12 persona janë arrestuar pasi nuk kishin respektuar masat kundër koronavirusit.

Nëntë nga të arrestuarit janë nga qyteti i Prizrenit, dy nga qyteti i Vushtrrisë dhe një nga Suhareka.

Më poshtë keni raportin e Policisë për 12 të arrestuarit:

Prizren 14.08.2020 – 23:35. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 15.08.2020 – 02:50. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 15.08.2020 – 02:50. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 15.08.2020 – 02:40. Janë ndaluar tre meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 15.08.2020 – 06:15. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suhareke 15.08.2020-19:20. Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar në objekt të mbyllur ku të pranishëm kanë qenë 25-30 persona . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 15.08.2020-00:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt

Prizren 15.08.2020 – 02:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vushtrri 15.08.2020-20:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi qe të njëjtit kanë vepruar ne kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)