Ramosaj paralajmëron Hotin pasi i ndali punimet në rrugën në afërsi te Manastirit të Deçanit

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 10:53
Ramosaj paralajmëron Hotin pasi i ndali punimet në rrugën në afërsi te Manastirit të Deçanit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar kryeministrit Avdullah Hoti për ndaljen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Ramosaj ka thënë se ky është një nga paralajmërimet e fundit të tij për këtë temë.

“Kur pezullohen veprime është mirë të jepen zgjidhjet e duhura z. Kryeministër. Më vjen keq që juve po i bartni në këtë kohë problemet e krijuara tash e 20 vite. Boll është boll”, ka shkruar ai.

 

Kur pezullohen veprime është mirë të jipen zgjidhjet e duhura z. Kryeminister. Më vjen keq që juve po i bartni në këtë...

Publiée par Bashkim Ramosaj sur Lundi 17 août 2020

(Kosova Sot Online)