Mbështetësit e ASH-së do të themelojnë VV-në në Maqedoni?!

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 12:05
Mbështetësit e ASH-së do të themelojnë VV-në në Maqedoni?!

Ka qenë tema më e përfolur shtritrja e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Maqedoninë e Veriut. Gjitha ishin spekulime, deri ne momentin ku vet kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti në një tubim me aktivist të tij tregoi se partia e tij do të shtrihet edhe në Maqedoni, pas hapjes së zyrës në Shqipëri.

Sipas VV-së dhe Kurtit, synimi i tyre kryesorë është që të kenë shtrirje gjithandej ka jetojnë shqiptarët. Por, kush do të jenë nismëtarët e Lëvizjes në RMV? Edhe pse fillimisht është përfolur e do të ketë figura të ndryshme dhe të reja që do të jenë “truri” i partisë.

Siç mësohet ekskluzivisht, personi i cili do të nis aktivitetin e parë do të jetë, profesori dhe analisti politik Arsim Sinani. Gjithashtu sipas burimeve në këtë nismë do të ketë edhe emra të tjerë dhe zyrtartisht mësohet se do të jenë edhe ish deputeti i PDSH-së, Bekim Qoku njëherit edhe anëtar i ASH-së së Ziadin Selës.

Shtrirjen e VV-së në vend para disa muajve e komentuan edhe subjektet politike. BDI tha se skena politike është e hapur, por vota shqiptare është mjaft e coptuar në Maqedoni dhe se ardhja e tyre, do të mundësonte edhe më shumë copëtimin e saj. Ndërkaq, Lëvizja BESA pati deklaruar se nuk kanë dëgjuar për një iniciativë të tillë, por edhe nëse ka është e drejt legjitime dhe demokratike që të garohet në një proces zgjedhor. ASH-ja e Selës e cilësoi si “lajm të mirë” shtrirjen e tyre, duke i uruaru mirëseardhje.

Edhe mbështetësit e ASH-së do të kontribojnë në shtrirjen e VV-së, për shkak të dështimit në zgjedhjet e 15 korrikut.

(Kosova Sot Online)