Qëndrimi i Kryeministrit: Rruga Deçan – Plavë e prekë Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 12:29
Qëndrimi i Kryeministrit: Rruga Deçan – Plavë e prekë Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit

Në komunikatën e djeshme të Kryeministrisë, ku tregohej se Avdullah Hoti kërkon pezullimin e punimeve të rrugës Deçan – Plavë, thuhej se ajo prek një zonë të Manastirit të Deçanit.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila, në një pjesë të saj, e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit”, është thënë në kumtesën e Zyrës së Hotit, të publikuar të dielën.

“Kryeministri Hoti e vlerëson rëndësinë jetike që ka kjo rrugë për qytetarët e kësaj ane dhe përtej saj, megjithatë duhet respektuar legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhej tutje aty.

Kryetari i Decanit, Bashkim Ramosaj, i ka reaguar kryeministrit Hoti, duke i kërkuar të gjejë zgjidhje, pasi i ndali punimet.

Kryeministri Hoti, sipas njoftimit të zyrës së tij, po shqyrton mundësitë ligjore për ta kompletuar atë rrugë.

“Duke e ditur ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj rruge në ekonominë dhe në cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit, kryeministri Hoti e mbështet shqyrtimin e të gjitha mundësive ligjore dhe praktike në terren për ta kompletuar këtë rrugë që e lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi”

(Kosova Sot Online)