Haradinaj viziton konsullatën e Kosovës në Nju Jork, takohet me Gjonaj

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 14:19
Haradinaj viziton konsullatën e Kosovës në Nju Jork, takohet me Gjonaj

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka bërë të ditur se sot takuar në Nju Jork me anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

“E falënderova z. Gjonaj, për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në përpjekjet për fuqizimin dhe unifikimin e interesave tona kombëtare. Diskutuam për zhvillimet politike në rajon dhe u dakorduam për koordinimin e mëtutjeshëm të veprimeve konstruktive dhe rolit strategjik që duhet të kenë shqiptarët në këto zhvillime”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

 

Kënaqësi të takoj në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj. E...

Publiée par Meliza Haradinaj-Stublla sur Lundi 17 août 2020

(Kosova Sot Online)