9 të vdekur, 129 raste pozitive me COVID-19 dhe 152 të shëruar për 24 orë në Kosovë

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 15:24
9 të vdekur, 129 raste pozitive me COVID-19 dhe 152 të shëruar për 24 orë në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar të dhënat e fundit me COVID-19 në vend. Sipas IKSHPK’së, janë regjistruar 129 raste të reja pozitive me koronavirus, janë shëruar 152 persona dhe kanë vdekur 9 të tjerë

IKSHPK ka njoftuar se janë testuar 449 mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thekson njoftimi.

 

152 TË SHËRUAR DHE 129 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Lundi 17 août 2020

(Kosova Sot Online)