Mori ryshfet për regjistrimin e veturave, arrestohet prishtinasi

  • E.K /
  • 18 gusht 2020 - 10:09
Mori ryshfet për regjistrimin e veturave, arrestohet prishtinasi

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet për regjistrimin e veturave

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Prishtinë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, i dyshuari ka kryer shërbime me para për regjistrimin e veturave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave”, njofton policia.

Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)